Politikë

'Dikujt ia nxjerr pija, dikujt tjetër lajthitja…!’ Rama ironizon Berishën me ‘lëmshin’ e mitingut të Matit: Përshëndetjet më të papërzemërta...!

7 Maj, 12:34| Përditesimi: 7 Maj, 12:45

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama ka ironizuar përsëri ditën e sotme (7 maj) rivalin e tij politik, Sali Berisha, me një video-postim që shoqëron gafën e radhës të kreut të PD-së.

Ndërsa ka qenë për takim elektoral në zonën e Dibrës, gjatë tubimit në Mat para mbështetësve, Berisha ka bërë “lëmshin” e radhës.

Rama ka shfrytëzuar këtë moment duke bërë batutë në rrjetin social me një buf dhe një ‘majmun gaztor’.

“Dikujt ia nxjerr pija, dikujt tjetër lajthitja”, shkruan kryesocialisti, teksa poston videon 19 sekondshe në Facebook.

Ai me titra ka përshkruar edhe gafën e kreut të selisë blu.

“Të dashur matjane dhe matjanë, ndërimet më të mëdha për ju! Mirënjohjen më të pakufishme dhe përshëndetjet më të papërzëmërta...!!”, u shpreh Berisha në nisje të fjalimit të tij në Mat.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?