Nënkryetari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha, i skualifikuar nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Figurës dhe Pasurisë për të qenë pjesë e Gjykatës së Posaçme në 2024-ën, ka hedhur akuza ndaj një prej kandidatëve për drejtues të BKH-së, Elton Kërluku, duke kërkuar përjashtimin e tij nga gara dhe nisjen e hetimeve disiplinore e penale.
Në një letër të gjatë drejtuar SPAK-ut, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Komisionit të Posaçëm, Hoxha thotë se Kërluku është përjashtuar në vitin 2004 nga Policia e Shtetit me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, për shkelje të rënda disiplinore, abuzim me detyrën dhe shkelje të betimit.
Hoxha i vë në dijeni se vendimi për përjashtimin e Kërlukut është konfirmuar përfundimisht nga Gjykata e Lartë në vitin 2006, duke lënë në fuqi sanksionet dhe duke legjitimuar përjashtimin e tij.
Letra nënvizon se Kërluku, edhe pse i përjashtuar nga Policia për shkelje të rënda, ka arritur të punësohet në Prokurorinë e Posaçme si hetues financiar dhe të jetë pjesë e vetë Komisionit të Verifikimit të Figurës, në kohën kur ironikisht nga ky komision u vendos për skualifikimin e gjyqtarit Gerd Hoxha në vitin 2024 për tu bërë pjesë e Gjykatës së Posaçme.
“Ai nuk plotëson kushtet e sigurisë për të qenë as pjesë e strukturës së SPAK, e jo më të garojë për drejtues të BKH-së,” thuhet në letrën e Hoxhës.
Hoxha akuzon anëtarët e Komisionit dhe vetë Kërlukun për dy standarde, duke sjellë si krahasim se ai është skualifikuar për një foto në një event diplomatik me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa Kërluku nuk është penalizuar për një vendim të formës së prerë që e përjashton nga struktura të tilla.
“Nëse Komisioni më skualifikoi mua për një perceptim publik, si mund të justifikohet heshtja për një individ që është përjashtuar me vendim gjykate për shkelje të rënda etike dhe ligjore?”, shkruan Hoxha.
Gjyqtari Gerd Hoxha kërkon që të njëjtat standarde të zbatuara ndaj tij të aplikohen edhe ndaj Kërlukut dhe shpreh shqetësimin se lejimi i tij në një pozicion kyç si drejtues i BKH-së kompromenton integritetin e SPAK-ut dhe besimin e publikut në drejtësi.
Pas testit fizik, të martën më datën 22 korrik, 7 kandidatët e pranuar në garën për drejtues të BKH-së do t’i nënshtrohen një tjetër testi, esesë me shkrim.
Komente

Ky Gerrdi eshte nje cope fshatari qe si del inati per skualifikimin nga GJKKO, germo Gerrdo germo...morali i Gerrd zarfit arriti duke korruptuar edhe KPK e KPA, ja tha sakte vezhguesi i ONM ne seance ketij zvarraniku. https://shqiptarja.com/video/kpa-konfirmon-ne-detyre-gjyqtarin-gerd-hoxha-u-kundershtua-nga-onm-theo-jacobs-pas-vendimit-kjo-nuk-eshte-drejtesia-qe-duan-shqiptaret
PërgjigjuMe ke coi letren ne SPAK dhe ne media famekeqi Gerd Hoxha? Mos ndoshta me sekserin e tij Afrim Tole? Nuk ka faj i koruptuari Gerd Hoxha qe kapardiset duke bere dhe hetuesin, faj ka KPK e koruptuar qe i shkarkoi gruan dhe kaloi kete kerme ushtar te PD. I jati ketij ka bere namin duke vjedhur si ish drejtor i Misto Mames i vendosur nga PD. Por mesa po shohim edhe rrjeta e SPAK qenka shqyer. Nuk paska me shqiperia vajza dhe djem te ndershem qe rekrutojne ish te denuarit.
PërgjigjuSelanik e tatëpjetë siç ka qënë ditë jetë.
PërgjigjuShume suksese Elton Kerlukut. Nje djal model i profesionalizmit, ndershmerise, kultures. Nje nga kuadrot qe do ti mungoj shume policise se Shtetit.
PërgjigjuHAJDE STAN HAJDE.KAQ MJAFTON SE KUSH JAN,E ÇFARË DOTË BËHET.
PërgjigjuDuhen njerez te shantazhueshem ne te tilla poste
PërgjigjuE vertete, si mund te jete dhe aktualisht ne pune si hetues BKH Dhe per me keq te kandidoje per drejtor , kjo eshte absurd qe kuptohet Vetem ne shqiperi ndodh, vetem te korruptuar dhe njerez Me probleme po ecin ne karriere dhe ne kto funksione te larta..
Përgjigju