Kronikë

Dikur e mbronte, Berisha sulmon sërish Soros: Ka tentakulat e veta në Shqipëri! Dumani u dekorua nga Blinken, anëtar i organizatës kriminale sorosiane

1 Shtator, 10:29| Përditesimi: 1 Shtator, 11:51

  • Share

 

Nga SPAK, kryetari i PD-së Sali Berisha shënjestroi sërish George Soros, duke thënë se i ka shtrirë “rrënjët” e organizatës kriminale, siç e quan ai, edhe në Shqipëri. Ai shënjestroi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, teksa tha për këtë të fundit se u dekorua nga Antony Blinken, që për të është një “anëtar i organizatës kriminale të Sorosit”

“Sistemi i reformës në drejtësi i Xhorxh Sorosit, armikut të egër të lirisë së kombit amerikan, kreut të organizatës kriminale më të madhe ndërkombëtare, ka tentakulat e veta në Shqipëri. Pra, ju e morët vesh se presidenti i SHBA shpalli me aktin RICO, Xhorxh dhe Aleksis Soros, organizatë të mirëfilltë kriminale. Por ju e keni shumë të qartë se organizata kriminale e Xhorxh Sorosit është organizatë ndërkombëtarë, jo vetëm kombëtare.

Dhe se në Shqipëri kjo organizatë është e plotfuqishme, e stërfuqishme, e përfaqësuar nga Edi Rama dhe familjarët e tij më të afërt, ish-bashkëshortja dhe bashkëshortja, përfituese të miliona e miliona eurove. Por dua të them se produkte mafioze të organizatës kriminale të Xhorxh Sorosit dhe Aleks Sorosit është pas Edi Ramës familjarisht, janë në sistemin e drejtësisë. Mos harroni se Altin Troplini u dekorua pas arrestimit të Sali Berishës nga Antony Blinken, nga një i pafytyrë, anëtar i organizatës kriminale të Sorosit, që nuk hyn sot në zyrat federale të vendit të tij. Ja ku për merita të veçanta do të dekorohej.”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Afera 'Partizani'/ Berisha sulmon Dumanin nga SPAK: Zëvendës kreu i krimit elektoral, u dekorua për arrestimin tim nga Blinken (VIDEO)


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?