Viktor Tushaj, Ilir Meta dhe Fan Frrokaj

Politikë
Top 24

Dikur luftuan njëri-tjetrin për karrigen e bashkisë, sot Meta, Frrokaj e Tushaj bashkë në një foto

15 Janar 2019, 19:40| Përditesimi: 15 Janar 2019, 19:44

  • Share

Presidenti Ilir Meta ishte sot në Lezhë në kuadër të fushatës së nisur prej tij për dhurim gjaku, por këtë ditë e ka shfrytëzuar për të shkrepur një foto me deputetin e LSI-së, Viktor Tushaj dhe kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj. 

Buzëqeshja e të treve është pak e pashpjegueshme nëse i rikthehemi kontekstit politik.

Sikur të mos mjaftonte fakti se Fran Frrokaj është ende nën hetim nga prokuroria për tjetërsim pronash, e shkuara mes Frrokajt dhe Tushajt nuk është aq e paqtë. 

Në vitin 2015, të dy u përballën me njëri-tjetrin në betejën për kryesimin e bashkisë Lezhë.  Meta, Tushaj dhe Partia Socialiste luftuan kundër Fran Frrokajt në një fushatë aspak të qetë ku nuk munguan incidentet, por në fund fitues qe kandidati i PD-së. 

Por tani që gjërat kanë ndryshuar dhe PD e LSI janë bashkë në koalicion, e për më shumë Ilir Meta zyrtarisht është mbi palët si president, të tre pozojnë së bashku duke harruar cka ndodhur vite më parë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?