Boksieri Oleksandr Usyk

Dikur përballej me ta në ring, sot në fushëbetejë, boksieri kampion bote merr armën në Ukrainë: E kam për detyrë të mbroj vendin tim

2 Mars 2022, 07:59| Përditesimi: 2 Mars 2022, 08:10

  • Share

Vetëm pak muaj më parë, kampioni i botës në peshën e rëndë Oleksandr Usyk po përballej me kundërshtarët në ringun e boksit. Tani, ai është kthyer në shtëpi në Ukrainë, i përgatitur për të marrë armët për të mbrojtur vendin e tij.

Kur u pyet tpse ishte kthyer, ai u përgjigj: "Çfarë do të thotë, pse? Është detyra ime të luftoj, të mbroj shtëpinë time, familjen time. Unë duhet ta bëj këtë."

Ai shtoi se nuk donte të vriste askënd, por do të bënte atë që ishte e nevojshme për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tij.

Kur u pyet nëse kishte frikë, ai tha: "Shpirti im i përket Zotit, dhe trupi im dhe nderi im i përkasin vendit tim, familjes sime. Pra, nuk ka frikë. Absolutisht asnjë frikë".

Dalja e fundit e 35-vjeçarit në ring ishte në shtator, kur ai u bë kampion i botës në peshën e rëndë.

Usyk nuk është i vetmi kampion boksi që ka marrë armët për të mbrojtur vendin e tij nga sulmi i Rusisë. Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë dhe kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko  tha për CNN se është krenar për qytetarët ukrainas që mbrojnë vendin e tyre dhe e sheh betejën përpara si një luftë për të ardhmen e tij. Klitschko  dhe vëllai i tij, Wladimir Klitschko , janë zotuar të dy të luftojnë për Ukrainën.

Ndërkohë, kampioni ukrainas i botës në tre pesha, Vasily Lomachenko , i është bashkuar një batalioni mbrojtës në vendin e tij, sipas një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?