David De Gea

Dikur portieri më i shtrenjtë në botë, David De Gea sot i papunë

6 Shkurt, 20:50
  • Share

David De Gea vazhdon të jetë pa ekip që pas përfundimit të kontratës së tij me Manchester United verën e 2023. Gjatë kësaj kohe ai ka marrë oferta nga skuadra të ndryshme, por ato nuk e kanë bindur portierin spanjoll.

I fundit ishte nga klubi i Premier League-s, Nottingham Forest. Megjithëse dëshira e tij ishte të vijonte të luante në elitëm e Anglisë, tanimë as Newcastle nuk po e bind.

Spanjolli është lojtar i lirë, teksa 13 vitet e fundit i ka kaluar te Man. United. Asokohe djaloshi 20-vjeçar linte Atletico Madridin dhe për 25 milionë euro kalonte në ishull, duke u bërë portieri më i shtrenjtë në atë merkato.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?