Familja Berisha non grata

Dikur protestohej për lirinë, sot protestohet për t’i shpëtuar burgut dhe për të ricikluar njerëz 'të vjetër'

19 Shkurt, 10:11| Përditesimi: 19 Shkurt, 10:14

  • Share

Dikur protestohej për rrëzimin e bustit të vjetër, sot protestojnë për ngritjen e busteve të reja.

Dikur protestohej kundër komunizmit, sot protestohet kundër drejtësisë.

Dikur protestohej kunër Lindjes komuniste, sot kundër Perëndimit të kapur nga Soros.

Dikur protestohej me amerikanët në krahë, sot kundër amerikanëve që shpallin “non grata”.

Dikur protestohej me retorikë kundër komunizmit, sot me retorikë kundër SPAK-ut.

Dikur protestohej duke mbushur sheshet, sot duke mbushur rrugicat.

Dikur protestohej me rroba të thjeshta, sot protestohet me veshje mijëra euro.

Dikur protestuesit vinin në këmbë, sot ata që i thërrasin vijnë me makina të shtrenjta.

Dikur protestohej për përmbysje, sot protestohet për ruajte të status quo-s.

Dikur protestohej kundër luftës së klasës, sot protestohet për ata që e kanë thelluar ndasinë mes klasave.

Dikur protestohej për lirinë, sot protestohet për t’i shpëtuar burgut.

Dikur protestohej pastërtisht, sot protestohet për ata që i kanë “ndyrë” duart.

Dikur protestohej për të vërtetën, sot protestohet për gënjeshtrën.

Dikur protestohej për të përmbysur regjimin, sot protestohet për të përmbsur opozitën.

Dikur protestohej me shpresën mbajtur gjallë, sot protestohet pa shpresë për ndryshim.

Dikur protestohej për të ardhur fytyra të reja, sot protestohet për të ricikluar njerëz 'të vjetër'.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 20/02/2024 09:41

    FAMILIA ME E DAMKOSUR NE BOTE PER KRIMET ME TE RENDA QE EKZISTOJNE....4 BANDITET

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?