Vladimir Putin në taxi

Dikur taksist, tani president! Putin rrëfen krizën ekonomike dhe periudhën e tij të ‘errët’: S’më pëlqen të flas për këtë, por për fat të keq ka ndodhur

13 Dhjetor 2021, 15:49| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 15:54

  • Share

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se rënia e Bashkimit Sovjetik shënoi fundin e "Rusisë historike", duke e detyruar atë të punonte si taksist për të siguruara të ardhurat e tij.

Putin , një ish-agjent i shërbimeve të sigurimit të KGB-së të Bashkimit Sovjetik, i cili më parë është ankuar për rënien e BRSS, tha se  shpërbërja tre dekada më parë mbetet një "tragjedi" për "shumicën e qytetarëve".

Presidenti rus tha se Fundi i Bashkimit solli me vete një periudhë të paqëndrueshmërisë intensive ekonomike që zhyti vendin në varfëri, ndërsa Rusia kaloi nga komunizëm në kapitalizëm.

Në këtë moment, teksa po fliste për vështirësitë e ekonomike të vendin në atë periudhë ai tha së ishte është dashur të punojë si taksist për të fituar të ardhurat e tij.

“Ndonjëherë, mua më është dashur që të punoj natën dhe të ngas taksi. Nuk më pëlqen të flas për këtë, por, për fat të keq, kjo ndodhi”, tha presidenti.

Në vitin 1991, i shkatërruar nga problemet ekonomike, Bashkimi Sovjetik u shpërbë dhe Rusia u bë një komb i pavarur.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?