Presidenti Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u penguan teksa hipnin në bordin e avionit presidencial Air Force One të dielën, gjatë udhëtimit drejt Camp David. Incidenti ndodhi pas një ndalese në Hagerstown, Maryland, ku Trump zhvilloi një bisedë të shkurtër me gazetarët.
Trump u pyet nëse do të konsideronte aktivizimin e Aktit të Kryengritjes për t’u përballur me protestat kundër bastisjeve të emigracionit në Los Anxhelos.
“Kjo varet nëse kemi të bëjmë apo jo me një kryengritje”, tha Trump.
Kur u pyet më tej nëse besonte se një kryengritje po ndodhte realisht, ai shtoi: “Jo, jo, por ka njerëz të dhunshëm. Dhe ne nuk do t’i lëmë të bëjnë çfarë të duan.”
I pyetur nëse do të vendoste trupa në terren edhe pa shpalljen zyrtare të një kryengritjeje, Trump deklaroi: “Do të kemi trupa kudo. Nuk do ta lejojmë vendin të shkatërrohet siç ndodhi gjatë presidencës së Biden.”
Ironikisht, Trump, i cili kishte tallur shpesh me ish-Presidentin Joe Biden për pengesat tij gjatë ngjitjes së shkallëve të Air Force One, këtë herë u bë vetë objekt talljesh në rrjetet sociale.
Në verën e vitit 2023, rrëzimin e Biden në ceremoninë e diplomimit në Forcat Ajrore në Colorado, e quajti të turpshme për studentët.
“Jam i habitur që nuk i ka zëvendësuar ende shkallët me një lëvizëse! Tani është koha që Trump të pajiset me karrocë për të moshuar”, janë disa nga reagimet e komentuesve.
“Kur Biden bënte diçka të tillë, Fox News e transmetonte në pafundësi, si të ishte zbarkimi në Hënë”, komentoi gazetari Aaron Rupar.
Komente
