Nga Elbasani, ku mori pjesë në një takim me kandidatët socialistë të këtij qarku, kryeministri Edi Rama ironizoi edhe kreun e Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, me të cilin ka replikuar ditët e fundit.
Kryesocialisti përmendi rastin e dekanes së Fakultetit Ekonomik të Vlorës, Zamira Sina, për të cilën tha se dikur protestonte kundër tij në çadrën e Bashës para kryeministrisë në vitin 2017, ndërsa tani është në PS. Sipas kreut të qeverisë, gjërat kanë evoluar por vetëm Luli jo sepse 'ka lindur i përsosur'.
"Këtu duhet të sillemi si shqiptarë, nuk kemi asnjë lloj ngjyre. Pa votë patriotike dhe arsyeja pse duhet çuar te PS, do thosha se jemi më të mirë se gjithë të tjerët, por se PS është forca e duhur në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Mund të kishte qenë partia e Dash Sulës, ajo e reja. Kështu që duhet çuar vota te PS. Kemi në listat tona, edhe në listë të mbyllur që vijnë nga ana tjetër, dekanen e fakultetit ekonomik të Vlorës e kemi nga Çadra, vinte atje Rama ik. Sot është në listën e mbyllur sepse gjërat evoluojnë. Çadrat është në 2017, Luli nuk evoluon sepse është i lindur i përsosur. Një njeri që gjumi e do aq shumë sa që e mban për vete është i përsosur. Luli ka lindur me këmishë nate, por nuk janë të gjithë kështu. Dekania më çonte një grup të madh të rinjsh të FRPD, mund të mos bëhen socialistë, nesër që mileti demokratë del nga këneta se thahet, se di kur do thahet, por nesër mund të kërkojnë alternativën e tyre", u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Rama ftesë Dashnor Sulës nga Elbasani? PS shtëpi e hapur, por të dezinfektohet nga 'morrat' e kënetës! Partinë ia vodhën natën (VIDEO)
Xh.D/SI.E./ReportTv.al