Familja Kardashian dhe Rita Ora

Dikur u tradhtoi të vëllanë, motrat Kardashian nuk harrojnë mërinë ndaj Rita Orës

12 Nëntor 2018, 17:22| Përditesimi: 12 Nëntor 2018, 17:29

  • Share

Mbrëmjen e kaluar gjatë performancës së saj në eventin “People Choice Aëards”, këngëtarja shqiptare Rita Ora u përball me injorimin e familjes Kardashian. “TMZ” shkruan se në momentin që Rita Ora u ngjit në skenë dhe dha një performancë elektrizuese të këngës “Let You Love Me”, Kardashians e kanë çuar vëmendjen e tyre diku tjetër.

Familja e njohur u nderua mbrëmjen e kaluar me çmimin “Reality Show më i mirë i vitit 2018”, por më Rita Orën mund të kenë një inat të vjetër. Kujtojmë që ylli shqiptar ka qenë e lidhur dikur me vëllain e tyre, Rob Kardashian dhe sipas këtij të fundit ndarja erdhi pasi Rita e tradhtoi. Mesa duket familja nuk i harron mëritë e vjetra.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?