Sulmuesi i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Cristian Shpendi ka shënuar golin e 16-të sezonal me Cesenan në Serinë C të futbollit në Itali. Në ndeshjen kundër Riminit në transfertë, e vlefshme për raundin e 25-të në kampionat, sulmuesi kuqezi gjeti golin e dytë të ndeshjes në minutën e 43.
Duke përfituar nga një faull, Shpendi shfrytëzoi krosimin dhe e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 0-2, duke qetësuar miqtë bardhezi. Me 62 pikë pas javës së 25-të, Cesena mban kreun e Serisë C në grupin B dhe është pretendente për t'u ngjitur një kategori më sipër.
Veçse po dërgon të tijtë në Serie B me golat e tij, Shpendi i ka rritur kreditet vetes dhe shumë skuadra të elitës në Itali janë gati të paguajnë vlerën prej 2 milionë eurosh për të bërë të vetin 20-vjeçarin.
Me kuqezinjtë U-21, Shpendi ka shënuar një gol në shtatë takimet e luajtura. Kujtojmë se Cristiani është vëllai binjak i Stivenit, sulmuesit të Empolit në Serie A.