Foto nga mjekët

Dilema e madhe/ A duhet ta përdorin ibuprofen-in të infektuarit me Covid-2019? Debati botëror dhe disa lajme të rreme

20 Mars 2020, 13:28| Përditesimi: 20 Mars 2020, 13:42

  • Share

A duhet ta përdorin apo jo ibuprofen-in të infektuarit me Covid-2019 për të ulur temperaturën e lartë?

Kjo është dilema e mëdha botërore që ka përfshirë në polemika edhe mjekët në Shqipëri. Urgjenca e Tiranës, personave që telefonojnë tek numri 127, të cilët kanë ethe dhe temperaturë, u rekomandon të marrin ibuprofen të kombinuar me paracetamol.

Rekomandohet ibuprofen kur temperatura është mbi 38.5 gradë dhe pas katër orësh paracetamol, për të mbajtur temperaturën nën kontroll.

Edhe shefi i urgjencës kombëtare Skënder Brataj ka rekomanduar që “...nëse temperatura është mbi 38.5 janë të këshilluar të marrin 400-600 miligram Ibuprofen. Këshilla e urgjencës bazohet me pajtohet me udhëzimet e autoriteteve botërore shëndetësore.

Por mjeku i urgjencës së QSUT-së Ilir Allkja, i cili u shfaq në në një videomesazh të Lulzim Bashës dhë më pas u bë pjesë e një debati politik, ka pohuar se ibuprofen nuk duhet të përdoret nga të prekurit me koronavirus. 

Në të njëjtën kohë, Fahri Beqa, ekspert i Shëndetit Publik në Gjermani, ka rekomanduar që të shmanget ibuprofeni.

Megjithatë, dilema nëse duhet apo jo të përdoret ibuprofen është botërore. Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Véran, paralajmëroi disa ditë më parë se marrja e ilaçeve anti-inflamatore, që përmbajnë ibuprofen ose kortizon mund të jetë një faktor rëndues i infeksionit te pacientët që janë të prekur me koronavirus.

"Marrja e anti-inflamatorëve (ibuprofène apo kortizon mund të jetë një faktor rëndues i infeksionit. Në rast temperature, merrni paracetamol (ndër më të zakonshmet Tachipirina dhe Acetamol, etj)", tha Olivier Véran.

Por kundër këshillës së Olivier Véran është shprehur Paul Little, një profesor i kërkimit të kujdesit parësor në Universitetin e Southampton. Edhe virologu Jonas Schmidt-Chanasit ka pohuar për BILD se “deri më tani nuk ka asnjë provë që Ibuprofeni e favorizon koronavirusin apo e bën më të rrezikshëm”.

Ndërkaq, BBC, një nga mediat e besueshme ndërkombëtare, ka kontaktuar ekspertë të shëndetësisë, të cilët kanë deklaruar se “aktualisht nuk ka asnjë provë të fortë që ibuprofen mund për përkeqësojë simptomat e koronavirusit (Covid-19), derisa të kemi më shumë informacion, merrni paracetamol për të trajtuar simptomat e koronavirusit”.

Në lidhje me këtë situatë, kanë qarkulluar me shpejtësi edhe dy lajme të rreme, të konfirmuar si të tilla nga mediat ndërkombëtare.

Sipas lajmit të parë të rremë, ‘Universiteti i Vjenës ka dërguar një memorandum që paralajmëron njerëzit me simptoma të koronavirusit të mos marrin ibuprofen,  sepse është zbuluar se rrit shpejtësinë e riprodhimit të koronavirus Covid-19 në trup dhe kjo është arsyeja pse njerëzit në Itali kanë arritur fazën e tanishme”.

Një tjetër lajm i rremë ‘informonte’ se në në Francë eksitojnë katër raste shumë kritike (të rinj), pasi të gjithë kishin marrë ibuprofen.

Nga ana tjetër, Charlotte Warren-Gash, një profesore e asociuar i epidemiologjisë në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, ka pohuar për The Guardian se "për trajtimin e simptomave të tilla si ethe dhe dhimbje të fytit, duket e arsyeshme t'i përmbahen paracetamolit si zgjedhje e parë”.

Ndërkaq, National Post ka publikuar një deklaratë të Agjencisë Evropiane të Barnave, e cila ka pohuar se nuk ka asnjë provë shkencore që tregon se ilaçi i përdorur gjerësisht anti-inflamator ibuprofen përkeqëson efektet e koronavirusit.

"Aktualisht nuk ka asnjë provë shkencore që përcakton një lidhje midis ibuprofen dhe përkeqësimit të COVID-19. Kur filloni trajtimin për ethe ose dhimbje në COVID-19, pacientët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor duhet të marrin në konsideratë të gjitha opsionet e mundshme të trajtimit", thuhet në deklaratë.

Komento

Komente

  • gezim: 30/01/2021 12:01

    Blerja e votave eshte biznesi me fitim prures per politikanet

    Përgjigju
  • Miti: 20/03/2020 13:47

    Kjo puna e ibuprofenit nuk eshte "fake news" por doli nga OBSH. Tani se sa e sakte eshte kjo hipoteze nuk eshte vertetuar akoma, madje Agjensia Europiane e Barnave ka hedhur dyshime mbi vertetesine por nuk eshte aspak nje lajm i stisur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?