Dilema e NATO-s për luftën në Kosovë: Të ndërhyjë, të mos ndërhyjë (karikatura)

25 Mars 2019, 10:15| Përditesimi: 25 Mars 2019, 10:18

  • Share

Me shume se 20 vjet me pare, pak para se te nisnin bombardimet mbi Serbi, ndersa NATO po merrte vendim per te bombarduar objektivat ushtarake te Milloshevicit, shtypi holandez spekulonte nese Aleanca Veriatlantike do te nderhynte ose jo.

Kjo karikature i perket pikerisht asaj periudhe dhe ne diciture shenohet: Te nderhyjme, te mos nderhyjme! duke perdorur per kete pikerisht simbolin e gjetheve te nje dege peme qe keputen derisa mberrin i fundit sipas te cilit percaktohet dhe fati perfundimtar i aksionit.

Sigurisht se vendimi, sikurse dihet, ishte plotesisht ne drejtim te nderhyrjes, cka solli ne fund edhe realitetet e reja ne Kosove, por ankthi dhe dinamika e ngjarjeve benin qe deri ne minuten e fundit te aludohej se NATO nuk do te nderhynte, sikurse kishte besuar dhe vete "Kasapi i Ballkanit".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?