Florjan Kalaja

‘Dilema Kushtetuese 3’, libri i gjyqtarit Florjan Kalaja: Kodi ynë Penal liberal, por në disa raste më i ashpër se ai gjatë komunizmit

12 Shkurt, 21:25| Përditesimi: 13 Shkurt, 00:30

  • Share

“Dilema Kushtetuese III” është vëllimi tretë nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Florjan Kalaja. Në brendësi të saj trajton ngjarje specifike në jurisprudencën shqiptare. Zbërthen dhe nxjerr në pah problematikat në sistemin e drejtësisë në vendin tonë e legjislacionin shqiptar.

I ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, Kalaja sqaroi në mënyrë kronologjike botimet e këtij libri me disa vëllime dhe indiciet kryesore që e kanë frymëzuar.

“Në vitin 2016 kam botuar vëllimin e parë, “Dilema Kushtetuese I”, e cila në atë kohë i kushtohej tërësisht reformës së drejtësisë. “Dilema Kushtetuese II” ka ardhur në vitin 2018. Pas kaq vitesh isha gati për të sjellë në dritën e botimi “Dilemën Kushtetuese III”. Thelbi është marrja e disa çështjeve që janë shumë problematike gjatë praktikës gjyqësore, sepse ato zënë fill nga ushtrimi i detyrës time si gjyqtar dhe ngritja në nivelin e doktrinës juridike për të ndikuar, për të komunikuar me Kuvendin për diçka që duhet ndryshohet. Për të komunikuar me kolegët e mi qoftë të gjykatave më të larta, pse jo edhe të Gjykatës Kushtetuese, për të treguar se diçka mund të ndryshohet qoftë në praktikën e tyre. Për të shpërndarë hulumtimet e mia në një auditor më të gjerë, tek lektorët e së drejtës, praktikantët e së drejtës apo dhe studentët”,- tha Kalaja.

Gjatë intervistës Kalaja komentoi dhe propozimet për hartimin e një Kodi të ri Penal. Gjyqtari Apelit të Posaçëm e përshkroi Kodin aktual Penal si i shtrirë në dy ekstremume duke thënë se është liberal, por në disa raste edhe më i ashpër se ai gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

‘Unë do hezitoja t’i vija një mbiemër përfundimtar pasi unë shoh dita ditës, edhe gjatë studimit, por edhe kur ushtroj veprimtarinë, shoh që për disa çështje Kodi sillet liberal apo mund të renditet në legjislacionet penale liberale në Europë, ndërsa për disa çështje të tjera është edhe më i ashpër se sa Kodi gjatë periudhës të totalitarizmit. Bashkë kemi ndarë atë unë u përcolla te lirimi me kusht që Kodi Penal i vitit 1952 apo i 1977 janë më të emancipuar se sa Kodi Penal që kemi në fuqi sot në periudhën demokracisë pasi ato e njohin në mënyrë të pakushtëzuar zbatimin e lirimit me kusht për të gjitha llojet e dënimeve, ndërkohe ne sot kemi ndalesa kategorike’,- u shpreh Kalaja.

Ai theksoi se dënimi me burgim të përjetshëm është i parashikuar në mënyrë alogjike në disa dispozita për vepra të ndryshme penale.

“Çfarë do të ndodhë në rastin e femrave kur akuzohen për vepra penale që dënohen me burgim të përjetshëm, ndërkohë që ky Kod Penal në nenin 31 parashikohet se nuk zbatohet dënimi me burgim të përjetshëm për femrat? Nga do ta marrë gjykata dënimin për t’i dënuar ato që bëjnë veprat penalet nga më të rëndat për të cilat meritojnë vetëm dënime me burgim të përjetshëm?

Çfarë do të ndodhë me të miturit në konflikt me ligjin, pasi sipas Kodit të Drejtësisë penale për të mitur dënohen maksimumi me 12 vjet burgim, por dispozita parashikojnë vetëm dënime me burgim të përjetshëm. Si do të dënohen këto subjekte nëse do të kryejnë këto krime?

A mund të jepet dënim i përjetshëm për veprat penale të mbetura në tentativë, kur supozohet që tentativa e lë të pa perfeksionuar veprën penale? Logjikisht jo, por ne nuk kemi dënime për këto subjekte pasi parashikohet vetëm dënimi me burgim të përjetshëm”,- deklaroi Kalaja.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?