Dilema për taksën, e sheshtë apo progresive? Ekspertët: Të rishikohet tërësisht sistemi fiskal, është i ndërlikuar (VIDEO)

4 Shtator 2020, 15:52| Përditesimi: 4 Shtator 2020, 16:19

  • Share

Taksë e sheshtë apo progresive, pra të paguajnë më shumë ata që marrin më shumë  apo të gjithë njësoj?  Është ky debati me i madh që ndan opozitën nga qeveria. Por sipas ekspertëve eshte biznesi ai që aktualisht ka nevojë për qartësi dhe ndihme. Disa zëra janë për një taksim të barabartë dhe për thjeshtim të sistemin fiskal

Arben Shkodra: Duhet të shikohet një thjeshtim i aspektit fiskal, nuk po diskutojmë këtu të ulim taksat, por duhet të jetë sa më e thjeshtë aspekti fiskal dhe e kuptueshme.

Mateo Spaho: Serbia ka një taksë tatimi mbi fitimin 10%, Kosova e ja 7 deri në 10%, Mali i Zi e ka 9% taksë të sheshtë, ne e kemi 15% dhe shumë e shumë taksa të tjera siç është tatimi i të ardhurave personale që arrin deri në 23% dhe taksohen pikërisht ato që krijojnë diçka që kanë shpirtin e iniciativës, ndërkohë që vendet e tjera kanë 10% taksë të sheshtë.

Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike Zef Preçi thotë se ne kemi mbledhshmërinë më të ulët të të ardhurave prandaj duhet të rritet mirë-administrimi i tyre.

Zef Preçi: Përgjithësisht sistemi duhet të jetë sa më i thjeshtë sidomos ai fiskal i kuptueshëm dhe që nuk lë shtigje që paratë të transferohen në xhepat privat ajo që duhet të shkojë tek shteti. Ne kemi 30 vite që fuqia e mbledhshmërisë taksave shkon midis 22-26% në një kohë që vendet e tjera kanë gati dyfishin kanë 40-45% të GDP kjo do të thotë që rezerva më e madhe për të shtuar të ardhurat tatimore është zgjerimi i fashës së tatimpaguesve.

Pika ku bashkohen ekspertët dhe bizneset përtej debatit për taksat është evazioni fiskal. Duhet të vazhdojë lufta kundër fshehjes së të ardhurave

Mateo Spaho: Duhet luftuar informaliteti seriozisht sepse në këto raste kemi pak persona që kryejnë evazionin më të madh në vend, ndërsa ato që ishin shumë biznesi i vogël kryente pak informalitet në vend.

Arben Shkodra: Ne duam që TVSH-ja të shkojë deri tek konsumatori fundor nuk kemi pse krijojmë fasha pasi krijimi i çdo fashe do të sjellë rritje të evazionit.

Por si taksohet puna aktualisht?

Të punësuarit me pagë deri në 30 mijë lekë me progresiven nuk paguajnë tatim, ndërsa me të sheshtën 9% sa thotë opozita do të paguajnë 2700 lekë.

Ata që marrin mbi këtë vlerë paguajnë tatim 13 % mbi 30 mijë lekëshin. Pra nëse merr 40 mijë lekë ti do të paguash vetëm 13% mbi 10 mijë lekëshin që është 1300 lekë. Ndërsa me taksën e sheshtë për një pagë prej 40 mijë lekësh, punonjësit do të paguaj 3600 lekë.

Zef Preçi, Mateo Spaho dhe Arben Shkodra

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?