Manchester United po planifikon të shesë disa lojtarë gjatë afatit kalimtar të dimrit, e në mesin e tyre është edhe mbrojtësi francez me përvojë, Raphael Varane. Ish- lojtari i Realit të Madridit, i cili kohët e fundit ka luajtur më pak për shkak të problemeve të lëndimeve, ka një ofertë nga Arabia Saudite.
Oferta është nga Al Ittihad, të cilën tani francezi po e shqyrton. Një nga shqetësimet kryesore është sigurisht “serioziteti” i futbollit që dëshiron të luajë Varane. Mbrojtësi është 30 vjeç dhe ka disa vite cilësore futbolli përpara.
Nga ana tjetër, është gjithashtu e vërtetë që Arabia Saudite investon shumë dhe mjaft yje tashmë po luajnë atje. Për shembull, ish-shoku i ekipit te kombëtarja dhe ish-klubi i Varane, Karim Benzema luan gjithashtu me Al Ittihad.
Në dilemë për të ardhmen, Varane do duhet të zgjedhë nëse do luajë futboll cilësor apo duhet të zgjedhë një kontratë të majme.