Di Maio dhe Conte gjate nje takimi

Bota

Dilemat për kryeministrin e Italisë/ Conte sërish në mëdyshje, rikthehet në ‘lojë’ Di Maio

22 Maj 2018, 17:57| Përditesimi: 22 Maj 2018, 18:07

  • Share

Qeveria italiane vazhdon të mbetet e paformuar, pavarësisht se që nga zgjedhjet e fundit parlamentare kanë kaluar mëse dy muaj.

Emri i Giuseppe Conte-s, që dukej se ishte ai për të cilin partitë kryesore, 5 Yjet dhe Lega kishin rënë dakord, është vënë sërish në mëdyshje të fortë.

Në këtë pikë është rikthyer sërish hipoteza e Luig Di Maios për kryeministër.

Kështu që brenda 5 Yjeve, urojnë që shtyrja e marrjes së detyrës nga ana e Conte-s të mund të krijojë ndërkohë kushtet politike që t’i hapet rruga kreut të partisë së tyre për të marrë karrigen kryeministrore.

Pakënaqësitë e shumta të shfaqur gjatë orëve të fundit lidhur me figurnë e Conte-s dhe mundësia e të paturit një kryeministër vërtet politik janë në qendër të takimit që u zhvillua sot ndërmjet liderit të 5 Yjeve dhe mateoos Salivit të Legës.

"La Repubblica" shkruan se presidenca e konsideron procedurën “ende të hapur” dhe që duhet çuar në hiullinë e duhur kushtetuese.   

Presidenti Mattarella s’mund të bëjë gjë tjetër veçse të presë që të shuhen dyshimet mbi figurën e kandidatit të 5 Yjeve dhe të Legës.

Së pari duhet sqaruar vërtetësia e jetëshkrimit të paraqitur nga juristi. Në këtë pikë, nëse nuk do të ndryshohet kandidati, është e vështirë  që Conte të mund ta marrë detyrën përpara të enjtes.

Kreu i shtetit, në bazë të praktikës, do t’i këkrojë që të shkruajë programin e qeverisë së tij, pasi e konsideron kontratën ndërmjet legës dhe 5 Yjeve si asgjë më tepër veçse një marrëveshje private mes palëve. Conte do të duhet t’ia paraqesë programin e tij Mattarellës dhe me atë program do të paraqitet në parlament.

Për sa i përket listës së ministrave presidenca e Italisë nuk ka marrë në konsideratë asnjë prej emrave që kanë qarkulluar deri tani. Skuadra e qeverisë duhet të diskutohet ndëmrjet kryeministrit të mandatar dhe presidentit të Republikës sikurse e parashikon kushtetuta.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?