Dimal, fëmijët e dy fshatrave mësim në lokal, Banori: Ka 4 vite që shkolla është premtuar dhe asgjë! I bëjmë thirrje Edi Ramës

11 Shtator 2023, 11:42| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 15:25

  • Share

DIMAL - Fëmijët e fshatrave Goriçan1 dhe Goriçan 2 në Dimal do u duhet të vijojnë mësimin në ambientet e një lokali.

Fëmijët ciklit të ulë klasa e parë e dytë dhe e tre dhe 4 vijojnë prej katër vitesh të marrin mësim në këto ambjente

Ndërsa klasa V, VI, VII, VIII, e IX vijon mësimin në shkollat e fshatrave Samaticë.

Prindërit ankohen pasi fëmijët bëjnë mësimet me orë të shkurtuara dhe nuk marin njohuritë e duhura.

Janë gjithsej 108 nxënës që bëjnë mësim në ambientet e lokalit.

"Ta bëjnë shkollën pse paguajmë taksat. Ka 4 vite shkolla që nuk është rindërtuar. Bëjnë mësim të reduktuar. Ata bëjnë nga 20 minuta mësim. I bëjmë thirrje Edi Ramës. Ka 4 vite që u premtua dhe asgjë. Kryetarja e bashkisë rri fshehur. thotë se është marrë tenderi dhe është bërë projekti por kur do të fillojë, se ato po bëhen për tu martuar dhe nuk dinë të shkruajnë as emrat” tha një prind i indinjuar. 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 11/09/2023 12:59

    Më lehët e kemi të bëni Thorberg të Vucici se tek ky antishqiptari qé dirigjohet nga serborusi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?