Dimal, ndezi zjarr për djegien e barishteve, dhe dogji 200 rrënjë ullinj, në pranga 66-vjeçari

2 Tetor 2023, 13:07| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 13:08

  • Share

Belul Tafa është arrestuar nga policia në Dimal për zjarrvënie.

66-vjeçari banues në fshatin Goriçan, Dimal ka qenë duke djegur barishte në tokën e tij. Flakët janë përhapur nga era dhe kanë djegur një sipërfaqe të madhe me bimësi dhe ullinj, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe së bashku me shërbimin zjarrfikës, kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?