Dimal/ Nxënësit e Goriçanit e Donofrosës mësim në lokale! Dy shkolla të shembura nga tërmeti nuk janë rindërtuar

7 Shtator 2023, 16:35| Përditesimi: 7 Shtator 2023, 16:47

  • Share

Katër vite më parë tërmeti dëmtoi shkollën fillore të fshatit Goriçan dhe ende nuk është rindërtuar. Nxënësit edhe këtë vit mësimor do të zhvillojnë mësimin në lokal (bar-kafe-bilardo).

“Katër vjet ka kjo shkollë e mbyllur. Studionin nxënësit tre fshatrave. E kanë nxjerr të papërdorshme pasi erdhën dhe vendosën komision emergjencës pranë bashkisë Dimal. Këtu janë mbi 800 familje. Na është premtuar  që do bëhet por katër vite fëmijët bejnë mësim në lokale si dhe në shkollat e fshatrave pranë”.- tha Ali Dervishi banor i Goriçanit.

“Kjo shkollë doli e pabanueshme ajo është ndërtesë e fortë pasi është ndërtua me materiale tulla të bardha. Ne duam një shkollë  aty ku është duke llogaritur edhe numrin e fëmijëve tashmë të reduktuar qoftë edhe një katëshe. Na ikin fëmijët sa Kutalli sa në Dronovicë po torturohen. Lokali ku çojnë fëmijët e ciklit ulët lokali është për turp edhe me çadra do jetë më mirë se sa lokali. Në këtë shkollë përfshihen dy Goriçanet dhe fshati Malas, Breg dikur kan qën mbi 500 nxënës sot ka më pak nxënës. Për ne zgjidhja më e mirë është shkolla të bëhet sa më parë qoftë edhe një katëshe. Na kanë premtuar në të gjitha fushatat kemi parë projektet por deri më sot s’ka shkollë”.- tha Fuat Vesho, banor fshatit Goriçan.

E njëjta situatë është edhe në fshatin Donofros, e cila dikur kishte shkollë të mesme profesionale dhe 9-vjecare. Që pas tërmetit, të vegjlit mësojnë në lokalet e fshatit, ndërsa ata të rritur ndjekin 9-vjecaren dhe gjimnazin, turn i dytë në fshatrat e tjerë të Dimalit. Ai thotë se kjo situatë po dëmton të ardhmen e fëmijëve, pasi marrin njohuri të cunguara.

“Kjo ka qenë shkolla e mesme arrinte me 200 nxënës profilit bujqësor ka patur edhe shkollë mbrëmje, sistemi tetëvjeçar si dhe të mesme. Shkolla ka qenë me kopësht eksperimental profile të bujqësisë, na vjen keq që shkolla është e mbyllur, shkolla është riparuar dy herë pas tërmetit u dëmtua dhe ka katër vite mbyllur. Ka patur 13 klasa me kabinet për mësimet. Këtu vinin fëmijë të 4 fshatrave Cukalat, Donofros, Vajvod, Slanic. Tani shkojnë në shkollat e Dronovicës apo dhe Roskovec por një pjesë e vogël bëjnë mësim në lokal. Në duam shkollën këtu për fëmijët tonë. Shohim që fëmijët janë pa nivel nuk mësojnë dhe nuk marin njohuritë e duhura pasi hallakaten  sa në lokale nëpër shkollat e tjera duke bërë orē të reduktuara”.- tha Xhezmi  Baxhia, ish-mësues në Donofros.

Banorët e fshatrave Goriçan dhe Donofrosë përmes Report Tv apelojnë Bashkinë Dimal dhe Qeverinë të nisë sa më parë ndërtimin e shkollave të reja.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?