Dimal/ Organizonte lojëra fati, arrestohet 51-vjeçari me pistoletë stilolaps dhe municion luftarak

13 Qershor, 09:22| Përditesimi: 13 Qershor, 10:00

  • Share

Një 51- vjeçar është vënë në pranga nga policia ditën e sotme në Dimal, pasi organizonte lojëra fati. 

Në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", janë sekuestruar 5 tableta që shërbenin për lojëra fati, 1 pistoletë stilolaps dhe municion luftarak. 

Njoftimi i Policisë:

"Stacioni i Policisë Dimal, si rezultat i kontrolleve që kryhen në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", ka goditur një rast të lojërave të fatit dhe një rast të armëmbajtjes pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale, u vu në pranga shtetasi E. B., 51 vjeç, banues në fshatin Samatic, Dimal. 

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 tableta me të cilat dyshohet se ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, 1 pistoletë stilolaps   dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?