Dimal- Një 33-vjeçar nga fshati Goriçan, është arrestuar nga policia pasi qëlloi me kallashnikov në ajër, në afërsi të banesës së tij, pasi u konfliktua me vëllanë.
Sipas njoftimit të policisë raportohet se Leonard Tafa ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka qëlluar.
Operacioni u kodua 'Telefonata.
"Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit “Telefonata”, u neutralizua autori, shtetasi Leonard Tafa, 33 vjeç, i cili dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ishte konfliktuar me vëllanë e tij, dhe më pas kishte qëlluar me kallashnikov në ajër, në afërsi të banesës. Vijojnë kërkimet për gjetjen e armës.
Në përfundim të veprimeve procedurale, 33-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, informoi sot policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Komente
