Afro 500 familje të fshatrave Çiflik dhe Arrëz në bashkinë Dimal furnizohen me ujë të ndotur, që mban ngjyrë të kuqe dhe erë të rëndë.
“Uji i çezmes nuk pihet, vetem për të larë. Për të pirë mbushim tek autoboti me 50 lek bidoni. Kur vijnë për fushata ujin ua çojmë përpara, ata (politikanët) nuk pijnë nga ai ujë… Uji është me ngjyrë të kuqe, nuk pihet. Tërë fshati e blen ujin e pijshëm”, tha një banor.
Prej më shumë se 20 vitesh, në rubineta rrjedh ujë i ndotur me squfur.
Depoja e ujësjellësit, që shihni në pamje, ndodhet në zonën naftëmbajtëse ku puset e naftës janë rentabël. Rrjeti i shpërndarjes është i amortizuar, ndërsa siç tregojnë banorët mungojnë dhe filtrat për pastrimin e ujit nga squfuri e mbetjet e tjera të dëmshme.
“E kemi ngritur disa herë këtë problem por s’na kanë dhënë zgjidhje”.
“Ka gramë (aromë), ka ndryshk, ka erë, nuk pihet ky ujë. Nuk e përdorin as për gatim, vetem për pastrim, për të larë rrobat”, tha një e moshuar.
“Vjen një herë në ditë, një orë në ditë dhe nuk është i pijshëm. Nga aty vjen (tregon depon). Mungojnë filtrat në depo, tubacionet janë të vjetra. Ujin e blejmë tek autoboti për të pirë, ose kush ka makinë shkon e mbush në fshatin Poshnje. Këtu nuk ka asnjë investim, përpos ujësjellësit, kanalet nuk janë pastruar, s’ka pastrim, asgjë..”, tha nje tjeter banor i zones.
Banorët e Çiflikut dhe Arrëzit kërkojnë nga bashkia Dimal t’i furnizojë me ujë të pijshëm nga vendburimet e Bogovës, siç furnizohet edhe qyteti.
Pse votoni? Bini dakord bashke qe te mos votoni asnje politikan.Nuk ka asnje vote per ata premtojne boten per te fituar karrigen dhe nuk mbajne asnje premtim.
Përgjigju