Dimal-Një 37-vjeçar nga Dimali është vendosur në pranga, ndërsa bashkëjetuesja e tij do të të hetohet në gjendje të lirë pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur.
“Stacioni i Policisë Dimal arrestoi në flagrancë shtetasin F. S., 37 vjeç dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëjetuesen e tij, shtetasen Z. Sh., 41 vjeçe, të dy banues në Dimal, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.