Armët dhe veshjet e sekuestruara në banesën e 21 vjeçarit

Dimal/ Vihet në pranga 21 vjeçari, në banesë iu gjetën armë, municione dhe veshje si të policisë

17 Korrik, 10:36| Përditesimi: 17 Korrik, 10:39

  • Share

Një i ri 21 vjeçar u arrestua nga policia në Dimal pasi iu gjetën në banesë armë dhe municione, si dhe veshje si të policisë.

Bazuar në informacionet e inteligjencës policore, u organizua operacioni ‘Befasia’.

M.G., 21 vjeç banues në Suk të Fierit u vu në pranga për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

'Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. G., 21 vjeç, banues në fshatin Suk, Fier, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".', njofton policia.

Në banesë iu gjetën: 2 armë zjarri pistoleta, krehra dhe municion luftarak për to, veshje si të Policisë, maska, dorashka dhe 1 përforcues grushti, të cilat u sekuestruan.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?