Dimali, kryebashkiakja: Për ndryshimin e emrit të bashkisë presim votimin në Kuvend! Nisma u prit mirë nga shumica e banorëve! Zona tërheq turistë (VIDEO)

21 Dhjetor 2020, 18:58| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 19:12

  • Share

Bashkia 'Ura Vajgurore' pritet të marrë 'dritën jeshile' nga Kuvendi për të ndryshuar emrin e saj në  'Dimal'. Kryetarja e kësaj bashkie, Juliana Mema në një intervistë për Report Tv tha se kjo çështje është në kalendarin e Kuvendit por pa dhënë një datë se kur do të diskutohet.

Ajo shprehet se kjo nismë është mirëpritur nga shumë banorë të zonës. Sipas saj, disa banorë kanë problem pagesat shtesë për ndryshimin e dokumentacioneve.

"Ne nuk kemi finalizuar ende ndryshimin e emrit në Dimal. Klosi e ka iniciuar në Kuvend dhe po presim datën për vendimarrjen. Ne kemi ndërmarrë nismën që disa vite më parë. Ne vendosëm dhe statujën e djaloshit të Dimalit. Këto kanë ndikuar dhe në sjelljen e turistëve. Vendimet kundër ishin të pakta për ndryshimin e emrit. Ndërsa një pjesë e madhe është përqafuar nga shumica e banorëve. Emri i Bashkisë do të ndryshohet ndërsa emërtimi i njësisë do të qëndrojë njësoj. Në dokumentacion ndryshimi i emrit të Bashkisë nuk do të ketë kosto për banorët" - Memaj.

Ndërsa ajo thotë se kjo zonë ka tërhequr shumë turistë të cilët duan të dinë më tepër rreth historisë të Dimalit. Teksa ka folur për situatën e koronavirusit, ajo shprehet se

"Dimal do të thotë 2 male. Ishte një zonë strategjike. Nga kjo zonë shiheshin dy male të ndryshme Tomorr dhe atë të Shpiragut prandaj ka marrë dhe emrin Dimal. Edhe në Bashkinë Ura Vajgurore ka pasur rritje të numrit të të infektuarve me COVID. Ne kemi marrë masat për të parandaluar përhapjen.Jemi përpjekur që banorëve mos tu mungojë asgjë. Nuk harruam që të bëjmë organizimet e festave të fundvitit" - tha Memaj.

Vendimi për ndryshimin e emrit të Bashkisë Ura Vajgurore në Dimal është votuar në muajin korrik të këtij viti në mënyrë unanime nga anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Propozimi për ndryshimin e emrit erdhi nga disa intelektualë të zonës dhe zë fill tek qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/12/2020 03:50

    Ide shume e mire,por duhen ndruar dhe emra te tjere,si:Kurvelesh,Vithkuq,Kakavije.Besoj qe te gjithe ua dine kuptimet.

    Përgjigju
  • Ilir: 21/12/2020 21:37

    Kjo tipja qe mbarset cdo 9 muaj ja fut kot, vetem te pjelle di , 5 vite kryetare bashkie 3 kalamaj ka bere , se kur ka punuar Zoti e di. Po ca turistesh ka ne Dimal kjo mor aman haahahahah.Ma mori perendia mendjen e vajta e mallkova veten , rruga per te rrenojat skandal i papare , 2 ore udhetim me makine 4x4 per te bere 9 kilometra, makine tjeter nuk ka shans te mberrije atje e ne fund kur mberrin atje ka vetem 2 mure guri me permasa 2 meter me 50 cm. Pika qe su bie mu ne qender turistike , ordinera .

    Përgjigju
  • Tirona: 21/12/2020 20:24

    "Dimal"???? tingollon si emer Sllav,pse mos te vendoset "DYMAL"qe ka kuptim me te plote dy male dhe qe tingellon si emer ILIR

    Përgjigju
    • llesh: 22/12/2020 00:52

      dimal eshte emer 100% shqiptar apo ilir. Per kete te mos kesh dyshime. Mos u kapni me vogelsira. Emri dimal i takon dhe eshte shume here me mire se Ura Vajgurore

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?