Simone Inzaghi dhe Federico Dimarco

Sport

Dimarco 'thumbon' Inzaghin: Më nxirrte gjithmonë nga fusha pas 60 minutash

30 Shtator, 14:45| Përditesimi: 30 Shtator, 14:52

  • Share

Federico Dimarco ka folur hapur për periudhën nën drejtimin e Simone Inzaghit te Interi, duke mos i kursyer kritikat ndaj ish-trajnerit dhe stafit të tij teknik.
Mbrojtësi zikaltër u shpreh se zëvendësimet e shpeshta pas minutës së 60-të nuk e ndihmonin të përmirësohej dhe të gjente ritmin e duhur.

“Gjithmonë kam dhënë 100% në stërvitje, por ishte zgjedhja e trajnerit që nuk më linte të qëndroja më shumë se gjysmë ndeshje. Të luash 90 minuta të ndihmon të rritesh dhe të gjesh formën, jo të zëvendësohesh gjithmonë herët”, u shpreh ai.

Ndryshe nga Inzaghi, lojtari ka vetëm fjalë pozitive për trajnerin aktual, Cristian Chivu, të cilin e vlerëson si njeriun që i ka rikthyer besimin.

“Chivu po na ndihmon shumë. Po më rikthen vetëbesimin që e kisha humbur në muajt e fundit. E kuptoj që nuk po luaja në nivelin e mëparshëm, por tani po e kaloj atë situatë falë trajnerit dhe shokëve të skuadrës. Po rritemi si grup dhe kjo është e dukshme”, tha Dimarco.

Dimarco theksoi se Interi ka potencial të luftojë për majat, duke e konsideruar ekipin si një nga skuadrat më të forta të momentit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?