Foto ilustruese

Dimri i vështirë po afron, ja si mund të gatuani makaronat me sobë fikur! Ju duhet vetëm një tenxhere dhe ujë i valuar

4 Shtator 2022, 22:43| Përditesimi: 4 Shtator 2022, 22:49

  • Share

Teksa po paralajmërohet çdo ditë se po afrohet dimri i vështirë dhe të gjithë vendet do të përballen me krizë energjetike, njerëzit kanë nisur të tregojnë idetë e tyre për të kursyer.

Një tenxhere, një kapak, një pako makarona dhe ujë i zier. Kaq nevojitet për të pasur gati një vakt me një pjatë makarona të shijshme mbi tavolinë. Fituesi i çmimit Nobel në fizikë, Giorgio Parisi ka sjellë këtë ide që familjet të përballojnë krizën energjetike.

Me anë të një postimi në Facebook tregoi se nëse njeriu mendon më gjatë, arrin të gjejë zgjidhje. Kështu pa e ndezur sobën, mjafton të keni pak ujë të valuar në një tenxhere, të hidhni brenda një pako spagheti, të mbyllni kapakun dhe t’i lini brenda për 8 minuta.

"Gjëja më e rëndësishme është të jetë gjithmonë tenxherja me kapak, nxehtësia humbet në rast të zbuluamit. Pasi makaronat zihen, unë e ul gazin në minimum në mënyrë që të ziejë ngadalë pa përdorur gaz. Gjithashtu mund të provoni ta fikni, ashtu siç sugjeroj në këtë post, i cili nuk është i imi, por i Alessandro Busiri Vici. Është e dukshme që në këtë mënyrë ne konsumojmë më pak dhe mendoj që makaronat gatuhen. Në fund të fundit, makaronat gatuhen mirë edhe në male me ujin që zien në 90 gradë. Kapaku është thelbësor,"- shkroi ai në Facebook.

Një studim i promovuar disa muaj më parë nga prodhuesit italianë të makaronave të Unione Italiana Food pretendonte se nëse përdorni kapakun gjatë zierjes, mund të kurseni kohë dhe deri në 6% të energjisë.

 

Komento

Komente

  • Makaronxhiu ,taljon prej bathorer: 05/09/2022 16:47

    Une i rash shkurt mor taj,se nuk kina as korent ene as gaz.Kom shkue ne dyqan dhe i kom keekue dy litra uj te valum,por m’qiten me shkelma nga dyçani. S’di me te thon te drejten,me kon ngel makaronat ba bo,se me vu nanji plitke korenti sa me e vlu ujin dhe te fus makaronat e te mbyll korentin,une kshtu i kam bo perhere. Une menojshim me kursy mo,po qeka i klecke ene ktu,se u dashka mo uj i valum or taj,a s’e nigjon njonin qe osht fizikan..

    Përgjigju
    • Kent: 06/09/2022 13:04

      Or taj,i paske hanger makaron pa zi hiq.

  • Turi: 04/09/2022 23:16

    Po mor shoku po pastaj i ke qull makaronat dhe e gjithë kjo po ndodh për arrogancën e vendeve perëndimore se duan me cdo kusht të shkatërrojnë Rusinë por në të vërtetë po shkatërrojnë veten e tyre

    Përgjigju
  • Drini: 04/09/2022 23:15

    Dimri i veshtir ishalla shendrohet i till per ato qe po e krijojn

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?