Dimri në prag, bie bora e parë në Shishtavec të Kukësit! Nxënësit ecin 3 km në këmbë për në shkollë! Banorët kërkojnë të mbahet rruga e hapur gjatë dimrit

16 Nëntor 2023, 15:47| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 15:57

  • Share

Në zonat malore të verilindjes kanë nisur reshjet e para të dëborës. Report Tv udhëtoi drejt Shishtavecit, ku bora e parë ka sjellë dhe problematika për banorët. Në rrugë janë krijuar ngrica dhe ndërprerjet e energjisë janë të shpeshta.

Po kështu nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone hasin vështirësi për shkak se ecin në këmbë nga shtëpitë e tyre drejt rrugës ku i pret furgoni.

“Është shumë vështirë dhe urat janë të dëmtuara, vështirëson lëvizjen sidomos fëmijët e klasës së parë. Ata ecin 2-3 km në këmbë”, tha mësuesi Ramiz Gjuta.

Ndërsa të tjerë banorë thanë se i kanë marrë masat për sigurimin e ushqimeve, por i druhen bllokimit të rrugëve në muajt në vazhdim.

“Blejmë ushqime për 6 muaj se dimri këtu është i ashpër. Kërkojmë veç të pastrohet rruga nga bora, sepse jemi bllokuar vitet e tjera. Të moshuarit s’ka kush i çon në spital”.

Sakaq institucionet arsimore të njësinë administrative Shishtavec janë furnizuar me lende drusore për ngrohje dhe sobat nga sot janë ndezur në çdo klasë.

“Ka ardhur sasia e druve për ngrohje dhe jemi gati për të pritur dimrin me temperatura të ulëta. Tek ne është i zakonshëm, ndaj jemi të përgatitur”, tha Talent Seferi Drejtor u Shkollës se Mesme te Bashkuar Shishtavec.

Në pllajën e Shishtavecit janë të vendosur 7 fshatra me një popullsi prej 5 mijë banorësh. Shtrihet 1250 metra mbi nivelin e detit dhe rrethohet nga kodra e male, me majat e larta të Kollovozit dhe Pashtrecit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?