Javier Tebas

'Dinaku' Javier Tebas dorëhiqet dhe rizgjidhet president i Ligës Spanjolle deri në 2027

5 Dhjetor 2023, 22:21
  • Share

Javier Tebas u rizgjodh përkohësisht si president i Ligës Spanjolle deri në 2027. Tebas ishte i vetmi kandidat në garë për postin që për herë të parë e ka marrë në vitin 2013.

Ai do të qëndrojë në krye të institucionit deri në vitin 2027. Liga sqaron se Tebas do të konfirmohet zyrtarisht si president më 14 dhjetor, afat ky për Apelimin. Avokati 61-vjeçar është vlerësuar për përmirësimin e financave të klubeve dhe Ligës në përgjithësi si dhe për ristrukturimin e suksesshëm të shitjeve të të drejtave televizive.

Një nga qëllimet e tij kryesore është të ndihmojë Ligën Spanjolle të ndalë dominimin global të Premier Leagues angleze. Tebasi shpeshherë ka qenë në mosmarrëveshje me zyrtarë nga Barcelona, ​​Real Madrid dhe Federata Spanjolle e Futbollit. Liga Spanjolle përbëhet nga divizioni i parë dhe i dytë në Spanjë, teksa Federata Spanjolle e Futbollit është diçka tjetër, pjesë e së cilës është edhe Liga Spanjolle.

Kujtojmë se Tebas dha dorëheqjen më 22 nëntor, për të përshpejtuar zgjedhjet dhe zgjedhjen e tij në krye të Ligës, duke qenë se ishte kandidati i vetëm.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?