DINAMIKA e krimit në Kavajë/ Viktima nuk pagoi birrën dhe shau autorin nga gruaja e vajza! ...fjalët e fundit që tha para se të vdiste

11 Dhjetor 2019, 18:45| Përditesimi: 12 Dhjetor 2019, 12:28

  • Share

KAVAJË- Xhevdet Leçini, njeriu që ekzekutoi me çifte brenda lokalit të tij 33-vjeçarin Marjus Ismaili, në momentin e këtij krimi të shëmtuar është ndier i fyer rëndë nga gruaja dhe vajza e tij.

Vrasja është kryer në prani të tre personave, dy shokëve të Leçinit dhe punëtores së lokalit. Kjo nuk ishte hera e parë që Leçini përballej me këtë situatë të rëndë, pasi shitësi i ujit me autobot Marjus Ismaili, e kishte bezdisur edhe herë të tjera me të shara. Por ditën e krimit, Leçini ishte përpjekur që të shmangte debatin me Ismailin, duke e mbyllur lokalin sapo viktima ishte shfaqur me autobotin e tij që shiste ujë në Kavajë. Megjithëse Leçini e ka mbyllur lokalin dhe është larguar ai sërish është kthyer në pronën e vetë, ku këtë herë ka qenë nën shoqërinë e dy shokëve, ku me ta po pinte raki me mish të pjekur. Pikërisht në këtë moment ka hyrë në lokal Ismaili dhe është ulur me ta, duke porositur dhe një birrë, por porosia është anuluar nga Xhevdet Leçini, duke i pohuar Ismailit se ai nuk paguante pasi s’kishte lekë.

Pikërisht në këtë moment mes tyre ka lindur një debat ku Marjusi, fillon ta shajë përsëri, nga familja duke i thënë të “…q,,, gruan, vajzën etj…”.Xhevdeti është revoltuar shumë dhe nga banaku merr armën e gjahut, duke ia drejtuar atij. Nga ana tjetër Marjusi i drejtohet atij me fjalët që ”…çfarë do më bësh do më rruash k…, do të q… robt…”. Atëherë Xhevdet Leçini ka qëlluar me armën që kishte në duar. Leçini ka goditur me një plumb të vetëm Ismailin duke e lënë të vdekur në vend. Teksa ka kryer këtë krim të rëndë, ka lënë armën në banak, i ka hequr gëzhojën dhe më pas i ka thënë dy shokëve të tij që po pinte raki, se do ikte në polici ku dhe është vetë-dorëzuar.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë nga ana e policisë së Kavajës ka marrë deklarimet e tre dëshmitarëve. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë prokuroria e Kavajës ka dërguar kërkesën në gjykatë, duke i kërkuar kësaj të fundit caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për Xhevdet Leçinin të akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mici: 14/12/2019 08:59

    Nuk jam simpatizant i Edi Rames, Por duhet ti jap te drejte atij qe gazetaria shqiptare Eshte kazan plehrash.

    Përgjigju
  • Unë: 13/12/2019 23:16

    Tlumtë pushka,mirë ja ke bërë.ke heq nje mut qafe

    Përgjigju
  • Kozeta: 13/12/2019 15:22

    Marjo Zoti qofte me ty atje ku ke vajtur shpirti motres. Tani po ju sqaroj disa gjera ju o njerez qe kemi kohe te lire e mereni me fatkeqesine tone. Marjo ishte nje djale me zemer te madhe dhe njeri I Zotit dhe I Allahut. Marjo Donte te bente vetem sevap dhe te ndihmonte njerzit ne nevoje . Marjo merte uraten (bekimin) e nenes cdo dite. Marjo na plagosi ne per te gjithe jeten, por ne e dim qe Zoti e ka mar prane vetes per nje vend me te mire per ne Parajse

    Përgjigju
  • Vlonjati: 12/12/2019 13:34

    More po kavajsite sikur punohen mirë në rondele cne me armë ?

    Përgjigju
    • shoku: 12/12/2019 15:03

      O Vlonjat qe nuk je nga Vlora, po pse ju qe ngelet duke ja futur njeri tjetrit per nje qese bar ore delenxhi qe vetem gjoksin rrihni e servila gjithe jeten ngelet, qe mburreni akoma me Zani Caushin e nuk jua mbajti rondelja te kalonit uren e Nifolit ne 97.

  • Gjergji: 12/12/2019 13:29

    Vrasja për nje sharje eshte KAMBANE ALARMI për shoqërinë shqiptare qe tregon se ku ndodhet impulsi i saj. Sa turp!

    Përgjigju
  • Kafsha: 12/12/2019 09:47

    Për të gjithë injorantët komentues: ore egërsira nuk vritet njeriu sepse shau nga gruaja apo vajza apo motra, o neandërtalë tribalë egërsira. Prandaj nuk bëhet Shqiperia sepse si këta e si ju eshte pjesa më e madhe e popullsisë. Ai tjetri vrau të dashurën se ajo i tha stop, fund lidhjes, dhe shtaza duhet ta vriste, domosdo, e quante ovjekt të tij. Keshtu bënin njerëzit e shpellave në Epokën e Gurit, ku njëra shpellë sulmonte tjetrën sepse ajo kishte siguruar drutë e zjarrit për dimrin, ushqimin, dhe kishte dhe femra të majme për të pjellë. Hahahahahahaha! Kështu jeni dhe ju, jetoni akoma në Epokën e Shpellave!

    Përgjigju
    • Mili: 12/12/2019 13:23

      Dmth sipas kesaj i bie që sharja në Shqiperi me moter, grua, vajzë dhe nënë eshte e barasvlereshme me marjen e jetes se tjetrit = vrasje. Prandaj jemi në kete gjendje tribale o Kafshe!

    • Kafsha: 12/12/2019 13:17

      Loku, nuk e ka fajin rakija. Ka egërsira qe s pine raki por kur hyjne në prob personale të tjetrit, vriten. Rri tani, e ka fajin menyra e komunikimit. Shqiptari menyren e komunikimit e ka 0.

    • Loku: 12/12/2019 10:52

      O Vlla rakia duhet te ndalohet me Ligj I Mori ne qafe Njerezimit

  • Amerikani: 12/12/2019 03:31

    Shume mire ja ka bere. Ka hequr nga qarkullimi nje te semure psiqik qe sillej verdalle i lire. Uroj mos ta denojne.

    Përgjigju
    • Un.: 13/12/2019 22:32

      Le te mos e denoj shteti se e denon Zoti dhe vete Zoti I Marjos

    • Mici: 13/12/2019 18:10

      E provofsh Edhe ti ti familja jote dhe te shohesh sa te djeg. Nuk vritet njeriu per nje fjale goje, o njerez jeni bere si... nuk di ca emri tju vej. Dhe kafsha qe Eshte kafshe ka dy fije mend me shume Se Ju. Tani ai qe vdiq nuk mbrohet dot, prandaj dhe ky i lokalit do thote ate qe i konvenon atije. Por sa keq qe media nuk e ben punen e vet sakte, se Mund te thonte qe ky pronari i lokalit mbante gra aty dhe i jepte me 200L, nder te tjera Edhe bashkeshorten e tij. Tani se dime kush ka merituar Cfare, Por njeriu nuk vritet per Kaq. Gjuaji o te keqen, plagose ne kembe, Por Mos Ja mer jeten, Mos ja shuaj deren nje nene qe e ka rrit me 100 Halle.

  • Kurvari lagjes: 12/12/2019 00:12

    Mir ja paska bo kurves qe shante. Brekgrismi dhe barkthati do shante me moter e gru dhe hongri plumin mrapa koke. Kshu o njerez mos u hapni bythash me shajt kot me kot se ka atdh dita nuk ta fal njeri.

    Përgjigju
    • Ai.: 13/12/2019 22:34

      U pervelofsh me zjarrin e xhehnemit

    • Kafsha: 12/12/2019 10:04

      Ik ore bajgë u vraka njeriu për nje llaf goje! Ik tani mer shatën e lopatën e shko të prashitësh arrën dhe lere pedagogjinë së nuk eshte për ty.

  • Tarasi: 11/12/2019 23:25

    pushka top.....gjykata duhet ti shikoj keto gjera

    Përgjigju
  • shoku: 11/12/2019 23:02

    Po bravo shko tani 35 vjet se do dalesh 95 vjec, shqiptaret per keto gjera e kane ngrene gjithmone kudo jo me shau jo e shava dhe e qellova.

    Përgjigju
  • Adi: 11/12/2019 22:49

    O Xhevdet te lumte çiftja , plehra si keto nuk duhet ti bojn hije tokes.

    Përgjigju
    • Anonim: 13/12/2019 15:30

      ZOTI marte hakun e Marjos te pikofte zemra gjak

  • meri: 11/12/2019 22:08

    ooo...njerz,kemi lindur nji here..e jetohet nji here,behuni te duruar nga cdo lloje provokimi,i fituar eshte ai/ajo qe i reziston provokimit,fjalet nuk te marin jeten,kuse arma te mer jeten,por jo vetem qe i mer jeten kundershtarit,por...shkatrron te ardhmen tende dhe te familjareve te tu pergjithemon...

    Përgjigju
  • Eri: 11/12/2019 21:22

    Te lumt pushka,i ke dhene pergjigjen e duhur.

    Përgjigju
  • Agjenti: 11/12/2019 21:18

    Nje mutacion me pak

    Përgjigju
    • Anonim: 13/12/2019 15:31

      Zoti marte hakun , zemra ju pikofte gjak

  • ToniCH: 11/12/2019 20:50

    Te lumte pushka po gjynaf vetem nji fishek. Te kishe marr kallashin mo mire se vetem ai ve drejtesi ne ate shtet ku jetoni ju ku cdo gje eshte e shtrembur. Protektoriati shpetimi i vetem i Shqiperise

    Përgjigju
    • Une: 13/12/2019 22:30

      Ju sikurse ai krimineli jeni vetem frikacake, se ai nk I doli perpara ndersa ju nk dilni me emrin tuaj . Ju plagoste Zoti

    • Kafsha: 11/12/2019 21:54

      Ik pastro halen e grekut ti dhe mos u mer me politike se nuk eshte për ty

  • Bepi: 11/12/2019 20:37

    Ty te lumt pushka

    Përgjigju
  • Miti: 11/12/2019 20:33

    Me vjen keq per kete Lecinin, ndersa ai qe vdiq gjeti ate qe kerkonte.

    Përgjigju
    • Une: 13/12/2019 22:27

      Vdeksh te vdekshin me te dashurit e zemres.

  • Piiii: 11/12/2019 19:54

    Jane Bere keto sharjet si buke e djathe. Del tjetri te fitojw buken e gojes dhe e gjen belaja. Ngushellime families gjithsesi se edhe viktima punetor autoboti e gjynof te ikesh kot s ekoti.

    Përgjigju
    • Unë: 11/12/2019 20:22

      Nejse VK po ska ikur aq kot ai jo.. Hall ai i shkreti që në punë e hall të tij shkon një bastard dhe e degjeneron në punën e tij.. Ai mori atë që meritonte.

  • Populli: 11/12/2019 19:06

    Më vjen keq për këtë të shkretin se do bëjë burg, uroj që mos ta mbajnë asnjë ditë!! Ai plehra që e ka shar për gruan e për vajzë morrì atë që meritonte. Një Mut më pak në këtë shoqëri muti që plehrave ju duket vetja trima dhe shajnë njeriun në hallin dhe në punën e vet.

    Përgjigju
    • Anonim: 13/12/2019 15:38

      Per ate qe te vjen keq ty o djal shiste gruan dhe vajzen per 200 leke te vjera. Ndersa Marjo ka nje familje shembullore dhe nje njeri I Zotit qe bente vetem mire. Qe kishte besim te vetja bente mire sepse ball per ball skish shance ti dilte asnje por vetem frikac e plehra si ai meritojn vetem zjarrin e xhehnemit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?