Dinamo është ekipi i parë i futbollit shqiptar këtë sezon që shkon në turin e tretë të Conference League. “Nëndetësja” barazoi 1-1 ndeshjen e kthimit me Atletic Escaldes duke prerë biletën për më tej falë fitores 1-2 në ndeshjen e parë në Andorra.
Pas Dinamos edhe Egnatia është kualifikuar në turin e tretë të Conference League. Kampionët e Shqipërisë, pas fitores 0-2 në ndeshjen e parë në transfertë, kanë mposhtur sërish Dinamon e Minskut, por këtë herë me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të sfidës e realizoi Selmani në pjesën e dytë.
Në turin e tretë të Conference League Egnatia do të përballet me sllovenët e Olimpic Ljubljanës.
Komente
