NYON, Zvicër - Në selinë e UEFA-s u hodh këtë të martë në orën 16:00 shorti për turin e parë kualifikues të Conference League. Partizani do përballet kundër ekipit nga Estonia, Nomme Kalju FC. Ndeshja e parë do të luhet në Estoni më 10 korrik dhe e kthimit në Shqipëri një javë më vonë.
Nga ana tjetër Vllaznia përballet kundër letonezëve të BFC Daugavpils. Ndeshja e parë luhet në Shqipëri dhe e kthimit në fushën e BFC Daugavpils.
Ndërkohë Decic i Tuzit gjen maqedonasit e Sileks, ndërsa Malisheva përballet me Vikingur.
Ndeshjet e para do të luhen më 10 korrik, ndërsa ato të kthimit më 17 korrik.
Dinamo kalon në turin e dytë
Pasi UEFA përjashtoi Drogheda United FC të Irlandës për shkak të konfliktit të interesit të pronarëve (konkurrojnë me dy klube në CL), Dinamo e Tiranës dhe Shamrock Rovers janë kualifikuar për në raundin e dytë, pa qenë nevoja të marrin pjesë në short.
Ekipi irlandez Drogheda United u përjashtua nga eventi sipas një rregulli që thotë se dy klube në të njëjtën garë nuk mund të jenë nën të njëjtën pronësi. 'Trivela Group' me seli në SHBA zotëron veç ekipit irlandez, gjithashtu edhe ekipin danez Silkeborg, që mer pjesë në turne.
Skuadrat shqiptare në Conference League:
Vllaznia - BFC Daugavpils (Letoni)
Nomme Kalju FC (Estoni) - Partizani
Decic - Sileks
Malisheva - Vikingur
Komente
