Dinamo e këtij sezoni më në fund jep shpresë se vitin e ardhshëm mund të ngjitet në Superligë, pikërisht aty ku e ka vendin një klub me 18 tituj kampion. Këtë fundjavë ‘nëndetësia’ ia doli të fitonte ndeshjen e dytë në Kategorinë e Parë kundër Orikut me rezultatin 2-0. Duke marrë parasysh edhe kualifikimet në dy ndeshjet e Kupës së Shqipërisë Dinamo këtë sezon ka fituar të katërt ndeshjet që ka zhvilluar. Kjo paraqitje ngroh edhe një legjendë të këtij klubi si Sulejman Demollari, i cili për Report Tv flet me superlative për këtë skuadër.
“Pas kaq vitesh ishte ndeshja e parë që pash në Kupën e Shqipëris në Ballsh. Nga minuat e parë deri tek e fundit dhe m’u bë qefi që ka krijuar një grup që vërtetë është pretende për t’u ngjitur. Unë i uroj Dinamos dhe më konkretisht lojtarëve që ta ndiejnë atë emrin, fanellën, historinë e këtij ekipi legjendë. Po u mbajt ky ritëm Dinamo sigurisht që do të ngjitet në superiore, por do të ngjitet edhe më lart,”-u shpreh Demollari.
Nëndetësja ka gjashtë pikë në kampionat pas dy ndeshjesh, ndërsa sfida e radhës është kundër Veleçikut me datë 28 nëntor.