Sport

Dinamo evropiane, 'Blutë' bëjnë dy afrime në sulm! Të enjten transferta polake e Conference League

18 Gusht, 13:02| Përditesimi: 18 Gusht, 16:11

  • Share

Të enjten në orën 20:15 në 'Chorten Arena' të Białystok (Poloni), Dinamo ka një detyrë të vështirë kundër vendasve të Jagiellonia. Sfida vlen për ndeshjen e parë play-off të Conference League dhe trajneri Ilir Daja mund të jetë i qetë sa i takon fazës së sulmit.

Largimet e Itodo Mandelës dhe Baton Zabërgjës janë rikuperuar, me 'Blutë' që kanë nënshkruar me Bernard Berishën dhe Saliou Guindo. Dy milionë eurot e arkëtuara nga shitjet e dy sulmuesve janë vendosur në lojë dhe sulmi i 'Nëndetëses' duket sërish i frikshëm me afrimet e reja.

Bernard Berisha - Pas nëntë vitesh në kampionatin rus me Anzhi dhe Akhmat Grozny, 33-vjeçari rikthehet në Shqipëri ku shkëlqeu me Besën dhe Skënderbeun. Kontratë dy vjeçare për sulmuesin që ka luajtur 25 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës.

Saliou Guindo - Vetëm gjashtë muaj zgjati aventura e 28-vjeçarit nga Mali te Egnatia kampione, pasi Guindo ka lëvizur sërish dhe është prezantuar te Dinamo. Në vendin tonë Guindo është aktivizuar me Skënderbeun, Bylisin, Laçin dhe Egnatian.

Pas kalimit në play-off dhe eliminimit të një emri si Hajduku i Splitit, Dinamo kërkon të bëjë mirë edhe në Poloni, ku i pret Jagiellonia.

S.Dh/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?