Festa e Dinamos

Sport

Dinamo i shënon 4 herë Vllaznisë, Egnatia përmbys Partizanin! Përcaktohet finalja e Kupës së Shqipërisë

23 Prill, 21:38| Përditesimi: 23 Prill, 21:55

  • Share

Dinamo - Egnatia, kjo do jetë finalja e Kupës së Shqipërisë në edicionin e 73-të të këtij turneu. Pas ndeshjeve të kthimit gjysmëfinale, dy skuadrat kanë marrë nga një biletë dhe do kërkojnë trofeun në finalen që do zhvillohet në ‘Arenën Kombëtare’.

Në stadiumin e Elbasanit, Dinamo fitoi 4-3 kundër Vllaznisë në një ndeshje me shumë emocione dhe gjen finalen pas 14 vitesh. Duke qenë se ndeshja e parë në Shkodër ishte mbyllur pa gola, të dyja skuadrat ishin në lojë. Pjesa e parë e sfidës së sotme u mbyll 2-0 për Blutë e Ilir Dajës, të cilët shënuan me Itodon dhe Zabërgjën. Edhe në pjesën e dytë ishin po të njëjtët autorë që e dërguan rezultatin në 4-0, por shkodranët u zgjuan. Gruda, Balaj dhe Kahrimanovic shënuan tre herë duke bërë që minutat e fundit të ishin emocinuese. Megjithatë fitorja i buzëqeshi Dinamos që kalon në finale.

Në ‘Arenën e Demave’, Partizani u mposht 0-2 nga Egnatia pas 120 minutave lojë. Sfida e parë në Rrogozhinë ishte fituar 0-1 nga kryeqytetasit, që u përmbysën në gjysmëfinalen e kthimit. Koha e rregullt u mbyll 0-1 në favor të Egnatias, që falë golit të Xhemajlit në minutën e 77-të e dërgoi ndeshjen në shtesë. Për të ‘vulosur’ kualifikimin mendoi Guindo që në shtesën e parë (93’) shënoi golin e dytë për rrogozhinasit. Për të tretin vit radhazi Egnatia gjen finalen e Kupës, duke dashur të mbrojë fronin.

Kështu, Dinamo dhe Egnatia do diskutojnë trofeun e Kupës së Shqipërisë në finale.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?