Dritan Mehmeti

Dinamo largon trajnerin Mehmeti pas vetëm 9 ndeshjeve në stol! E zëvendëson një italian

29 Korrik 2023, 14:25| Përditesimi: 29 Korrik 2023, 14:31

  • Share

Dritan Mehmeti nuk është më trajneri i Dinamos në Superligë. 43-vjeçari mori drejtimin e skuardës më 27 shkurt 2023 në Kategorinë e Parë dhe me vetëm nëntë ndeshje në drejtim largohet nga ekipi. Me planin e ri dhe reformimin e klubit, posti i trajnerit pritet t'i besohet italianit Luigi di Biagio.

Presidenti Ardian Bardhi nuk do jetë i vetmi investitor në klub, teksa sponsor do jetë edhe kompania që do ndërtojë portin e Durrësit. Veç ndërrimit të emrit në Dinamo City dhe rikthimit të stemës së vjetër, Blutë do bashkëpunojnë edhe me Manchester City-n.

Reformimi ka prekur të parin trajnerin Dritan Mehmeti, teksa kryeqytetasi ia doli të ngjisë ekipin në Superligë edhe pse e mori ekipin në një fazë jo të mirë sezonin e fundit.  Mehmeti ka qendë edhe më herët trajner te Dinamo në sezonet 2013-2015, ndërsa prej 2018 ishte pjesë e Partizanit, edhe në rolin e trajnerit të parë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?