Ilir Daja, trajneri i Dinamos

Sport

Dinamo për autokritikë, Ilir Daja: Ka ardhur koha ta mposhtim Bylisin

9 Mars, 21:52| Përditesimi: 9 Mars, 21:53

  • Share

TIRANË - Dinamo dhe Bylis luajnë të hënën në orën 17:00 në "Elbasan Arena" për raundin e 29-të në Superligën e futbollit. 'Blutë' vijnë nga humbja kundër kryesuesve të Egnatias dhe kërkojnë autokritikë në shtëpi kundër Bylisit, ekip që këtë sezon i ka mposhtur dy herë dhe një herë përballja mes tyre është ndarë në barazim.

Për trajnerin e Dinamos, Ilir Daja, ka ardhur koha që të tijtë të marrin tri pikë kundër ballshiotëve. "Nëndetësja" kërkon të qëndrojë në "Final 4", por edhe Bylis ka si objektiv mbijetesën, andaj sfida e nesërme premton rivalitet.

“Kur bëjmë një humbje, përbën lajm. Besoj kemi pasur arsye pse kemi pasur pak oshilacione. Po të shikosh tabelën e klasifikimit, janë të ngjeshura ekipet, të ndara në pjesën e sipërme, mesme dhe të poshtme të saj. Oshilacione kanë pasur të gjitha ekipet, edhe për shkak të ndeshjeve të ngjeshura.

Humbja me Egnatian - Ajo që është pozitive për ne është fakti se vazhdojmë të jemi te pjesa e sipërme e tabelës. Kemi bërë një hap jo të mirë me Egnatian, por jemi brenda objektivave që ka klubi.

Bylisi - Gjithmonë përballjet me Bylisin kanë rezultuar jo të mira për ne, ashtu sikurse ndaj disa ekipeve kemi bërë mirë. Është faza e fundit e kampionatit dhe të gjithë ekipet janë në objektiva. Është një fazë shumë e luftuar, na duhet të rikthehemi te fitorja. Do ta kemi të vështirë me Bylisin dhe duhet të jemi të përqendruar në 90 minuta dhe të gjithë bashkë në fazën e sulmit dhe të mbrojtjes.

Rivalët - Duhet të shohim vetëm punën tonë, pastaj çfarë ndodh me ndeshjet e tjera. Kemi mungesa, por e kemi kontigjentin të bëjmë mirë. Duhet të tregohemi pragmatistë dhe të konsolidohemi në atë pozicion që kemi në tabelë.

Bylisin nuk e kemi mundur këtë sezon, është e vërtetë, por ka ardhur kohë që të shkojmë drejt marrjes së tri pikëshit. Janë 5 skuadra që nuk na kanë mundur dhe përsëri raporti është pozitiv. Bylisi është një kundërshtar shumë i fortë.

Zabërgja dhe Nani? Zabërgja është golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës, vjen pas Mandelës, pastaj janë Bregu dhe Nani. Nuk është e thënë që sulmuesit të shkojnë te goli në çdo ndeshje, kanë edhe ata nga një dy-tre javorsh 'jo'. Shpresojmë të rikthehen te goli, sepse rikthimi i çdo sulmuesi te goli do të thotë që ne të kemi më shumë mundësi për të fituar”, tha trajneri Daja për mediet.

Pas 28 ndeshjeve të luajtura, Dinamo mban vendin e tretë me 47 pikë, ndërsa Bylis me 31 pikë pozicionohet në vendin e shtatë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: