Stivi Frashëri

Dinamo pranë portierit të Kombëtares

29 Qershor 2023, 16:01| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 16:02

  • Share

Stivi Frashëri pranë rikthimit në Superligën shqiptare. Korçari që e mbylli me kampionët e Ballkanit në Kosovë është pranë firmës me Dinamon, teksa pas dy sezoneve të mira në Kosovë pritet të jetë sërish pjesë e Superligës. 32-vjeçari ka dalë nga moshat e Skënderbeut, teksa ka luajtur edhe me Arisin e Selanikut, Bylisin, Tiranën, Flamurtarin, Kukësin dhe Teutën. Veç tyre, portieri është ftuar edhe nga Kombëtarja A, pa mundur të debutojë me ngjyrat kuqezi.

Frashëri kërkoi një rinovim në Kosovë, me trajnerin Ilir Daja që duket se i tha "jo" një marrëveshje të re më të, me gardianin që më pas akuzoi trajnerin se e shpalli të padëshiruar.

Dinamovitët pritet që të jenë aktivë në merkato dhe të marrin edhe dy lojtarë nga Bylisi. Bëhet fjalë për brazilianin Lorran dhe sulmuesin Luis Kaçorri. Të dy janë në listën e dëshirave të stafit teknik dhe mësohet se drejtuesit janë pranë marrëveshjes me ta.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?