Sidrit Guri në dyluftim me Icardin

Sport

Dinamo pranë sulmuesit që ka luajtur me Kombëtaren

5 Gusht 2023, 10:39| Përditesimi: 5 Gusht 2023, 11:11

  • Share

Dinamo pritet të jetë surpriza e fundit të merkatos. Ndryshimet që kryeqytetasit bënë në klub, trajneri i ri dhe projekti për bashkëpunimin me City-n kanë bërë që tifozët e Bluve të presin emra të mëdhenj në ekip. Pas firmës me Luigi Di Biagon, ish-trajnerin e Italisë U-21, Dinamo po kërkon edhe Sidrit Gurin.

Ish-sulmuesi i Kombëtares ka dalë i lirë pas largimit nga Istanbulspor, aty ku luajti për një sezon në Superligën e Turqisë. Tanimë "Nëndetësja" po kërkon informacion për 29-vjeçarin shkodran, që mund të rikthehet në Shqipëri pas pesë vitesh.

I dalë nga moshat e KF Shkodra, Guri spikati te Vllaznia, Besa, Korabi dhe Kukësi, për të kaluar më pas te Oostende në Belgjikë dhe Shkëndija në Maqedoninë e Veriut. Guri ka qenë pjesë e Kombëtares, teksa ka luajtur edhe dy takime në 2018.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?