Dinamo prezanton trajnerin e ri, polemika me të larguarin Devolli: Iku se humbi 5 nga 7 ndeshje

16 Mars 2022, 14:55| Përditesimi: 16 Mars 2022, 15:46

  • Share

Dinamo që renditet e parafundit në kampionat ka prezantuar sot trajnerin e ri pas largimit të Bledar Devollit. Në krye të ‘nëndetëses’ është zgjedhur italiani Rodolfo Vanoli, i cili është parë mjaft entuziazt për këtë aventurë.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe krenar që do drejtoj një nga klubet më historike të Shqipërisë. Objektivi primar është fitimi i derbit, por gjëja më kryesore është ta mbyllim sezonit duke mbijetuar në Superligë,”-u shpreh Rodolfo Vanoli, trajner i Dinamos.

Lidhur me shkarkimin ka folur vetë ish-trajneri Devolli, i cili e ka cilësuar të gabuar vendimin e drejtuesve. Sipas Devollit nuk ishte ky momenti për të bërë ndryshime, ndërsa ka shtuar se një italiani do t’i duhet shumë kohë për të njohur Superligën dhe për më tepër për të shpëtuar Dinamon nga rënia prej kategorisë.

“Devollit i them … Nëqoftëse ti në 7 ndeshje mer 5 humbje 1 fitore dhe 1 barazim atëherë ku është ky efektiviteti i kësaj pune që po bën? Ku të shoh unë ty?”-deklaroi Ilir Sinani, administrator i Dinamos.

Italiani Vanoli është trajneri i tretë për Dinamon në këtë sezon pas Shkëmbit dhe Devollit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?