Superliga shqiptare e futbollit uli siparin e raundit të 12-të. Të hënë në mbrëmje u zhvilluan dy duelet e fundit, ku spikati fitorja e Dinamos me pesë gola në Elbasan, si edhe barazimi i Partizanit me Teutën.
Të hënë gjithçka nisi në orën 14:00 me barazimin pa gola në Ballsh mes Bylisit dhe Laçit.
Ora 18:00 pa dy duele. Në "Elbasan Arena" vendasit e AF Elbasanit pësuan humbje të thellë me Dinamon, e cila u shënoi pesë gola. Zabërgja në minutat 23 dhe 34, Meksi në të 32, si edhe dopieta e Dejvi Bregut në pjesën e dytë bëri që djemtë e Ilir Dajës të shënonin rezultatin më të lartë këtë sezon dhe t'i jepnin një "shuplakë" pretendenetëve të AF Elbasanit.
Në "Arenën e Demave", Partizani dhe Teuta barazuan 1-1. Tedi Cara në minutën e nëntë shënoi për Partizanin, ndërsa në minutën e pestë shtesë të ndeshjes ishte Lloci që barazoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas javës së 12-të Partizani dhe Vllaznia kanë nga 21 pikë dhe ndajnë kreun, ndërsa më pas vijnë Dinamo dhe Egnatia që për momentin ndodhen në zonën "Final 4". Në fund Tirana, Skënderbeu dhe Bylis.
Superliga, raundi 12-të:
E diel, 03 nëntor 2024
14:00 Egnatia 1-0 Tirana
17:00 Vllaznia 2-0 Skënderbeu
E hënë, 04 nëntor 2024
14:00 Bylis 0-0 Laçi
18:00 AF Elbasani 0-5 Dinamo
18:00 Partizani 1-1 Teuta
Renditja: