Eric Mamer

Dinari serb, zëdhënësi i KE-së: Kosova nuk është kritikuar për vendosjen e euros si valutë të vetme, por për vendimin pa konsultime paraprake

2 Shkurt, 15:15| Përditesimi: 2 Shkurt, 15:16

  • Share

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Eric Mamer, ka folur sërish sot rreth Rregullores për Operacionet me Paratë e Gatshme, duke thënë se Kosova nuk është kritikuar për atë që euro të jetë valuta e vetme, por për mënyrën se si është miratuar vendimi.

Mamer në një konferencë për media u pyet pse duhet të kritikohet Kosova për përdorimin e euros si valutë e vetme zyrtare dhe vendimi i një institucioni të pavarur siç është Banka Qendrore e Kosovës.

"Nuk duhet të keqinterpretohet deklarata jonë. Nuk e kemi kritikuar Kosovën për vendosjen e euros apo vendimin se cila valutë duhet të përdoret. Ajo që kemi komentuar është vetëm fakti se ky vendim u miratua pa konsultime paraprake", tha ai.

Sipas tij, ka institucione, si shkolla edhe spitale që iu duhet të kenë kohë për t’u përgatitur.

Lidhur me këtë shkurt foli edhe zëdhënësi i BE-së për çështje të sigurisë, Peter Stano, i cili tha se nuk ka të bëjë asgjë me euron, por me mënyrën qysh është miratuar, impaktin dhe rrezikun.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?