Cesare, Paolo dhe Daniel Maldini

'Dinastia' Maldini/ Debutim në të njëjtën fushë si i ati, Danieli: Emocionuese, ia dedikoj familjes

15 Tetor, 12:21| Përditesimi: 15 Tetor, 12:28

  • Share

Në 20 janarin e 1985 në moshën 16-vjeçare, Paolo Maldini bënte debutimin në Serie A me Milanin, kjo në fushën e Udineses. Më shumë se 39 vite më pas, në të nëjtën fushë i biri i Paolos, Danieli debutoi në Udine me fanellën e Italisë, kjo ne një fitore 4-1 të të kaltëve në Ligën e Kombeve kundër Izraelit.

23-vjeçari është pjesë e Monzas në Serie A dhe i formuar te Milani, aty ku luajti në disa sezone. Pas ndeshjes ai u shpreh i emocionuar dhe ia kushtoi këtë arritje familjes.

Babai Paolo dhe nëna Adriana ishin në tribunat e stadiumit duke brohoritur për të dhe bërë video me celularët e tyre.

“Jam i lumtur që ata erdhën dhe ishin këtu. Ne flasim për futbollin edhe kur jemi në shtëpi. Këtë debutim ia dedikoj familjes sime, miqve të mi, njerëzve që më duan”.

Më pas një koment për ndeshjen: “Bëmë mirë që nuk e ulëm ritmin edhe kur e siguruam plotësisht fitoren. E vazhduam 'luftën', bëmë çfarë duhej deri në fund. Çfarë shpresoj të sjell në kombëtare? Pak cilësi, edhe nëse ky ekip ka shumë tashmë. Thjesht po përpiqem të jap kontributin tim maksimal”.

Cesare, Paolo dhe tani Daniel, kjo është 'dinastia' Maldini që vijon te Italia.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?