Diola dhe Xhonatani u caktuan nga “Vëllai i Madh” që të bënin një kërcim bashkë, në kuadër të lojës “Talent Show”, me një këngë latine. Kjo bëri që banorët e tjerë të Big Brother Vip të mendojnë se mes tyre mund të krijohet një marrëdhënie dhe “të lindin” ndjenjat.
Kërcimi dhe “afrimiteti” u vu re nga banorët, ku konkretisht Armaldo dhe Olta thanë se Xhoni ka një pëlqim për Diolën. Në një bisedë me aktoren, Armaldo u shpreh se Xhoni e kishte pranuar vetë që kishte eksperienca me vajzat më të mëdha në moshë, gjë që u pohua edhe nga Olta.
“Xhoni më tha që ka eksperienca me mosha më të mëdha. Kam nja dy ditë që e kam vënë re”- u shpreh Armaldo, ndërsa Olta Gixhari tha: “Ai është shumë djalë interesant, por nuk e dimë tani çfarë ndodh. Diola tha që kam një lidhje jashtë, por nuk jam e bindur nëse e ka”
Edhe gjatë provës javore, Diola dhe Xhonatni ishte bashkë si “çift” për realizimin e provës, ku duhej të kujdeseshin për një “bebe”. Dyshja u përfshinë shumë në rol dhe nisën të diskutonin dhe të afroheshin më shumë me njëri-tjetrin. Mbetet për t’u parë marrëdhënia mes tyre.