Diola Dosti dhe Xhonatan Islami, ishin dy personat të cilët u përfolën se kishin një kimi mes tyre e pse jo, mund të krijonin një romancë. Mirëpo, brenda shtëpisë së ‘Big Brother’ asnjëri nuk e pranoi këtë pjesë, madje u pyetën edhe nga moderatorja e emisionit, por Diola u përgjigj në formë të prerë që mes saj dhe Xhonatanit nuk ka asgjë.
Mirëpo, duket se pas përvojës në Big Brother, dy ish-konkurrentët do njihen edhe më shumë. Këtë e pranuan në një emision dhe thanë se do shkëmbejnë numrat me njëri-tjetrin dhe do bëjnë një fluturim me parashutë së bashku.
‘Nuk jemi takuar me parë pas Big Brother, çështje kohe. Do të bëjmë fluturimin një herë bashkë. ’- tha Xhonatani.
Aludimet për një romancë mes tyre nisi pasi “Vëllai i Madh” caktoi për të dy që të bënin një kërcim, në kuadër të lojës “Talent Shoë”, me një këngë latine. Kjo bëri që banorët e tjerë të Big Brother Vip të mendojnë se mes tyre mund të krijohet një marrëdhënie dhe “të lindin” ndjenjat.
Kërcimi dhe “afrimiteti” u vu re nga banorët, ku konkretisht Armaldo dhe Olta thanë se Xhoni ka një pëlqim për Diolën. Në një bisedë me aktoren, Armaldo u shpreh se Xhoni e kishte pranuar vetë që kishte eksperienca me vajzat më të mëdha në moshë, gjë që u pohua edhe nga Olta.