Receta

Diples me arra dhe sherbet, ëmbëlsirë super e shpejtë nga zonja Albana

26 Dhjetor, 11:58| Përditesimi: 26 Dhjetor, 12:00

  • Share

Diples me arra dhe sherbet

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 4 vezë të mëdha
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 1 lç vanilje ose lëkurë limoni të grirë
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji uthull
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Vaj luledielli për skuqje

Për shurupin:

  • 200 ml ujë
  • 300 gr sheqer
  • 200 gr mjaltë
  • 1 shkop kanellë
  • 2-3 feta limoni

Për zbukurim:

  • Kanellë pluhur
  • Arra të grira imët

Përgatitja:

Në një enë përziejmë vezët, sheqerin, vajin, vaniljen (ose lëkurën e limonit), kripën dhe uthullën. Shtojmë gradualisht miellin duke e përzier derisa të formohet një brumë elastik. E lyejmë me pak vaj, e mbulojmë me një pecetë dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. Më pas e ndajmë brumin në 4-5 pjesë. Me një okllai hapim brumin në shtresa të holla, presim petët në drejtkëndësha apo shirita të gjatë. Ngrohim vajin në një tigan të thellë derisa të jetë shumë i nxehtë. Marrim secilin shirit dhe i vendosim në vaj duke i mbledhur në formën e një spiraleje me një pirun. I skuqim për disa sekonda nga të dyja anët dhe i vendosim mbi letër kuzhine për të hequr yndyrën e tepërt. Përgatisim shurupin duke ngrohur në një tenxhere ujin me sheqerin, mjaltin, kanellën dhe limonin derisa të vlojnë. E lëmë të ziejë për 5 minuta, largojmë shkopin e kanellës dhe limonin. Zhysim çdo diples në shurup për pak sekonda, i vendosim në një pjatancë dhe i spërkatim me kanellë pluhur dhe arra të grira.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?