30 ambasadorë vijojnë të drejtojnë selitë diplomatike të Shqipërisë në vende të ndryshme të botës në kushtet kur u ka mbaruar mandati. Konstatimi reflektohet në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në të cilin thuhet se disa ambasadorë vijojnë të qëndrojnë në detyrë deri në 9 vite përtej mandatit 3-vjeçar. Nisur nga kjo situatë, KLSH i kërkon ministrit të Jashtëm në Detyrë, Gent Cakajt, që “për të gjithë ambasadorët që u ka mbaruar afati i qëndrimit në detyrë, të merren masa që të kthehen në mënyrë që përzgjedhja e tyre të bëhet në përputhje me kriteret ligjore dhe nënligjore në fuqi”.
Ambasadorët që u ka mbaruar mandati janë emëruar në bazë të nenit 31/3 të ligjit për shërbimin e jashtëm, i cili parashikon që ministri i Jashtëm mund të emërojë në misionet diplomatike dhe postet konsullore, në raste të veçanta, ekspertë jashtë shërbimit të jashtëm, të cilët zotërojnë njohuri dhe ekspertizë, sipas specifikave të pozicionit të emërimit. Por, KLSH thekon se ambasadorët e emëruar bazuar në këtë parashikim përbëjnë 42% e totalit të ambasadorëve, duke shtuar se rastet nuk mund të quhen më “të veçanta”.
Në raport konstatohet gjithashtu se përfaqësitë diplomatike kanë funksionuar pa struktura të miratuara. “Për pasojë, kanë munguar edhe përshkrime për pozicionet e punës, duke mbartur risqe që vendimmarrja në lidhje me emërimet të jetë subjektive, veçanërisht në kushtet kur nuk parashikohet strukturë fikse (me numër të caktuar punonjësish) referuar edhe natyrës specifike që çdo përfaqësi diplomatike ka”, thuhet në raport. Auditimi i KLSH përfshin periudhën maji 2017 – gusht 2019.
Disa ditë më parë, ministri Cakaj ‘shkriu’ stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, me në krye ambasadoren shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari. Më pas, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i kërkoi ministrit Cakaj që ë vijonte ‘aksionin’ edhe me selitë e tjera diplomatike.
Eshte pikerisht tek repsekti per shtetin ndryshimi mes te majteve dhe te djathteve. Te majtet jane gati te nxjerrin cdo te palare nga institucioni per avantazh politik. Te djathtet ngurrojne ta bejne per hir te respektit ndaj institucionit. Mos kujtoni se specialiset e politikes se jashtme te opozites nuk e marrin vesh se cbehet ne MPJ, por edhe lufta politike duhet ti kete ca principe. Dhe mire bejne.
PërgjigjuOpozita aktuale mund te kritikoje qeverine per permiresimin e perfaqesimit tone ne bote dhe politiken e jashtme ne pergjithesi, jo vetem per kaosin ne diplomaci, por sidomos per emerimet nepotike dhe partiake. Ambasadat tona jane mykur, jane inekzistente, pa asnje aktivitet. Jo me kot partneret tane amerikane i nderrojne ambasadoret çdo 3 vjet. Kjo nuk do te thote qe opozita aktuale te perdore metodat e shpifura te opozites se dikurshme, por te kritikoje me dinjitet dhe profesionalizem.
Rrumpall ishte e rrumpall mbeti! Rama kur e mori premtoi reforme por nuk i ka leviz asnje pik e presje deri me tani!
PërgjigjuKur PS ishte ne opozite, gazeta Shekulli dhe pastaj gazetat e tjera ultra te majta, botonin çdo 3 muaj artikuj me shpifje dhe genjeshtra per diplomacine shqiptare. Pa u thare mire boja e vules dhe firmes se ministrit, gocat e Burimeve Njerezore njoftonin qazetat e opozites per emerimet dhe çdo gje qe ndodhte ne MPJ apo ne Ambasadat tona. Ne 2015-en Z. Bumçi reagoi ne Komisionin e Jashtem pas shkarkimit te ambasadorit te mirenjohur Koçi, pa dekret te presidentit nga ministri famekeq Bushati. Tani qe mund te shkruhen faqe te tera per kaosin ne ambasadat tona, ku jane specialistet e marredhenieve me jashte te opozites se sotme? Vetem ne vendet me monarki absolute dhe ne disa vende afrikane, nje ambasador qendron ne post 8 deri 9 vjet! E turpshme. E papranueshme.
Përgjigjumjere Shqiperia e mjere shqiptaret fatzi se si kane perfunduar .... e keqja e ka mberthyer keq kete vend .... e keqja eshte bere moral ... e keqja eshte bere pricip pune .... e keqja eshte bere kanceri qe do gerryeje deri ne fund jeten ne kete vend.
PërgjigjuNe ambasaden tone ne Kroaci nuk e merr vesh i pari e dytin. Ambasadorit i kane cuar atje ca baxhella qe e kane mendjen vetem tek ai "miku". Goca e Lymit psh duhet te hetohet qe ka levizur ne kohen e pandemise per ca pune "private" me zarar. Se ta dini nje korrier diplomatik nuk kontrollohet ne asnje kufi dhe dogane dhe kjo cupa e ka shume per qejf te levize me makine. Bile ne disa raste merr dhe "te tjere" me vete.
PërgjigjuMos i thoni dipllomaci asaj qe bejne ambasadoret tane.Shumica e tyre nuk e kane idene se ç'eshte dipllomacia.Nje pjese e tyre kane bere maskaralleqe ne mbrojtjen dipllomatike,per te mos folur pastaj per vjedhjet ordinere te emigranteve qe ju beheshin neper peffaqesite anembane botes.Ndoshta kohet e fundit kan dryshu disi,por jo shume kohe me pare duhej te sorollateje posht e lart per nje dokument,po te pagoje,si me magji,te zgjidhej problemi me njehere.Mos e quani dipllomaci kete tonen se eshte turp,ka sistemuar tarafllekun,miqesine,shoqerine neper ambasada jo njerzit e afte,njers qe i duhen vendit te mbrojne interesat e Shqiptareve,sic ben normalisht nje perfaqesi dipllomatike te nje vendi normal.
PërgjigjuKëta pa mandat janë dora e zgjatur e Rama-Thaqi-Vuqiq ...!!!
Përgjigju