Ambasada Amerikane

Bota

Diplomatët amerikanë dhe rusë takohen për të diskutuar mbi normalizimin e veprimtarisë së ambasadave

27 Shkurt, 15:24| Përditesimi: 27 Shkurt, 15:27

  • Share

Diplomatë amerikanë dhe ata rusë u takuan të enjten në Stamboll për bisedime rreth operacioneve të ambasadave të tyre përkatëse në Moskë dhe Uashington.

Takimi është i fundit në një sërë këmbimesh mes dy palëve, përfshirë një telefonatë në fillim të këtij muaji midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

Përpjekjet për rikthimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi ishin pjesë e agjendës në bisedimet e javës së kaluar mes Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov.

Pas atyre bisedimeve në Riad, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se të dyja palët kishin rënë dakord të krijonin "një mekanizëm konsultimi për të trajtuar problemet në marrëdhëniet tona dypalëshe me objektivin për të ndërmarrë hapat e nevojshëm, për të normalizuar funksionimin e misioneve tona përkatëse diplomatike".

Marrëdhëniet diplomatike midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë keqësuar gjatë dekadës së fundit, me dëbime të ndërsjella diplomatësh, shkruan VOA. 

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?